LAJMI I FUNDIT:

Lapidari është hequr me “pëlqimin” e Perëndimit

Lapidari është hequr me “pëlqimin” e Perëndimit

Analistët në Beograd mendojnë se xhandarmëria serbe e ka hequr të dielën në mëngjes lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë, pas marrëveshjes me autoritetet perëndimore.

Ambasadorët e SHBA-së dhe të shteteve evropiane disa herë kanë theksuar se çështja e lapidarit të UÇPMB-së, është një çështje e brendshme e Serbisë.

"Pavarësisht kësaj, duket se ka pasur dhe ndërmjetësime ndërkombëtare", pohon kryeredaktori i gazetës Politika, Dragan Bujosevic, në një deklaratë për Deutsche Wellen. Ai mendon se kryeministri serb, Ivica Dacic, gjatë vizitës në Bruksel me siguri që ka biseduar për këtë çështje edhe me shefen e diplomacisë evropiane Chatherine Ashton dhe me diplomatin e lartë amerikan Philip Reeker.


"Jam absolutisht i sigurt se Dacici nuk do ta bënte këtë pa pëlqimin e partnerëve perëndimorë", nënvizon Bujosevic.

Ndërsa, profesori i Fakultetit të Shkencave Politike, Dragan Simeunovic, mendon se është e kotë që të kërkohet ndonjë konsensus lidhur me çështjen nëse luftëtarët e dikurshëm të UÇPMB-së kanë qenë "heronj apo kriminelë".

"Edhe pse ekstremistët në jug të Serbisë janë amnistuar prej qeverisë, në kokat e shumicës së qytetarëve serbë nuk do të ndodhë kurrë kjo amnisti. Duhet kuptuar se qeveria serbe është nën presion të madh ndërkombëtar, që gjërat rreth Kosovës të përfundojnë sa më parë. Ndaj kjo qeveri ka nevojë për ndonjë sukses diku tjetër", mendon Simeunovic.

Kryeredaktori i revistës Vreme, Dragolub Zarkovic, në shkrimin e tij në këtë javore pohon se autoritetet serbe duhet të kenë shumë kujdes me këtë çështje, sepse "pas rrëzimit të kësaj tabele prej guri, dikujt mund t’i bie ndërmend që ta rrëzojë Patriarkanën e Pejës".

Edhe Bujosevic mendon se autoritetet serbe duhet të kenë shumë kujdes.

"Ne i rrëzojmë dy tabela, ata mund ta rrëzojnë Patriarkanën", thotë ai. Ndaj, është i bindur se për këto çështje do të ketë konsultime me partnerët evropianë. "Por, nuk mund të jemi kurrë të sigurt se nuk do të ketë incidente në Kosovë – siç dëshmojnë më së miri edhe trazirat e 17 marsit të vitit 2004 – kur janë në pyetje monumentet kulturore, manastiret, përmendoret dhe shtëpitë. Këto gjëra kanë ndodhur në praninë e forcave ndërkombëtare, ndonëse duhet thënë se këto forca kanë evituar disa herë krime shumë më të rënda”.

Ngjarjet e fundit kanë bërë publike edhe një herë kërkesat e shqiptarëve të jugut të Serbisë që t’i bashkëngjiten Kosovës. Kërkesat e tilla aktualisht nuk mund të realizohen, mendon profesori Simeunovic, në radhë të parë për shkak të mungesës së mbështetjes perëndimore. Ai rikujton edhe ngjarjet e vitit 2000 – 2001.

"SHBA-ja ka bërë atëherë një hap vendimtar: shqiptarët e jugut të Serbisë nuk i ka mbështetur ashtu siç i ka mbështetur shqiptarët e Kosovës. Kjo ka mundësuar dhe shuarjen e kryengritjes". Sipas tij, "shqiptarët e jugut të Serbisë nuk mund të realizojnë qëllimet e tyre pa mbështetjen perëndimore, sepse veprimet e tyre gjithmonë do të kualifikohen si ekstremizëm e madje edhe terrorizëm, në qoftë se shndërrohen në një luftë të armatosur".

Por, askush nuk mund të përjashtojë shtimin e tensioneve.

"Ditët e ardhshme në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc do të ketë shprehje pakënaqësie të shumicës shqiptare atje. Serbia dhe askush tjetër nuk mund ta asimilojë një bashkësi etnike, nëse ajo nuk do. Ky është një problem me të cilin përballen edhe shumë vende perëndimore", konkludon Bujosevic. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori