LAJMI I FUNDIT:

Lapidari nuk zhvendoset, kompletohet dokumentacioni për legalizim!

Lapidari nuk zhvendoset, kompletohet dokumentacioni për legalizim!

Autoritetet komunale të Preshevës janë duke përgatitur dokumentacionin tjetër të nevojshëm për legalizimin e Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-së, ka thënë për Telegrafin, kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Ai ka theksuar se vazhdimi i proceduarve për legalizim është hapi i vetëm që do të bëhet, duke përjashtuar zhvendosjen ose heqjen e monumentit.

Ky vendim është marrë të mërkurën gjatë mbledhjes së liderëve institucionalë dhe politikë të Luginës së Preshevës, ku është vendosur që të plotësohet zbrazëtia ligjore që ndërlidhet me ligjshmërinë e vendosjes së lapidarit.

“Ne synojmë që Komuna e Preshevës të jetë komuna e gjashtë të cilës i jepet e drejta për të vendosur për monumentet kulturore dhe historike. Shpresojmë se shumë shpejt do të plotësohet edhe kjo pjesë e infrastrukturës ligjore, e cila është shfrytëzuar nga zyrtarët e Ministrisë serbe të Drejtësisë”, ka thënë Mustafa për Telegrafin.


Kryetari i Preshevës ka njoftuar se tash e tutje do të ketë takime të përditshme të liderëve shqiptarë të Preshevës për të reaguar për çdo situatë të mundshme.

“Ne do të përpiqemi që të ruajmë kontaktet me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Beograd, sidomos me ambasadorin amerikan dhe atë të OSBE-së, të cilëve do t’ua bëjmë të qartë se kërkojmë që të respektohet integriteti kulturor e historik i shqiptarëve në Luginën e Preshevës. E në këtë kuadër është edhe lapidari i UÇPMB-së”, ka thënë Mustafa.

Përfaqësues ndërkombëtarë dhe ata të Kosovës dhe Shqipërisë kanë bërë thirrje vazhdimisht që çështja të mos polarizohet, por të zgjidhet me mjete politike.

Në këtë kuadër është vlerësuar edhe takimi që kanë pasur të martën liderët shqiptarë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka thënë për Telegrafin se në këtë takim është diskutuar për çështje të ndryshme që ndërlidhen e me situatën në Luginën e Preshevës.

“Kryeministri Thaçi ka apeluar që problemi mund të zgjidhet vetëm me mjete politike dhe ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të dhënë përkrahjen në këtë drejtim”, ka thënë Arifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori