LAJMI I FUNDIT:

Largimi i puçrrave dhe kokrrave dhjamore

Largimi i puçrrave dhe kokrrave dhjamore

Pilingu kimik është një lloj shkoqjeje mjekësore, që shëron puçrrat dhe kokrrat dhjamore.

Puçrrat me kokë të zezë dhe të bardhë, janë gjëndra dhjamore të taposura nga përzierja dhjamë dhe lëkurë. Në përbërje të puçrrave të zeza ka pigment. Ato ndeshen te të gjithë, por nganjëherë në to bien baktere dhe nisin të zhvillohen; kështu formohen aknet.

Kokrrat dhjamore ngjajnë si rruaza të vogla të bardha. Këto janë thërrmija të vogla qelizash lëkure, që nuk janë fshirë në rrugë të natyrshme dhe kanë mbetur nën lëkurë. Po të presësh, ato kalojnë vetë. Me anë të procedurave jokirurgjike ky proces mund të përshpejtohet.


Pilingu kimik është një lloj shkoqjeje mjekësore, që shëron puçrrat dhe kokrrat dhjamore. Në krahasim me mënyrat shtëpiake, shkoqja bëhet në nivel shumë më të thellë. Pilingu largon lëkurën që mbulon puçrrat apo kokrrat dhjamore dhe gërryen përmbajtjen e tyre. Kokrrat edhe mund të shpohen me age sterile ose të përpunohen me laser; hiqet shtresa e sipërme, pastaj largohet përmbajtja.

Këshilla
* Gjëndrat e dhjamit dhe të djersës mund t’i pastroni dhe vetë, duke i lagur qelizat e vdekura me shtupë kungullujësi (susaku) të njomur me acid salicilik (ose acid frutash. Lexoni shënimet në ambalazh, ose pyetni farmacistin.

* Mos fërkoni me shtupë susaku puçrrat e infektuara ose të kuqe, sepse mund të mbeten shenja.

* Mos përdorni kremra të yndyrtë; ato ndikojnë në formimin e kokrrave dhjamore. /Telegrafi/