LAJMI I FUNDIT:

Largohet edhe Del Bosque

Largohet edhe Del Bosque

Eliminimet nga evropianët apo botërorët janë vlerësuar dështim dhe zhgënjimin ja faturojnë shpesh, apo e merrte përsipër gjithnjë trajneri.

Kështu ndodhi edhe këtë herë. Roy Hodgson dha dorëheqjen menjëherë pas humbjes me Islandën duke detyruar drejtuesit e futbollit anglez që të kërkojnë pasuesin e tij.


Pas shumë takimeve të bëra në pak ditë, mediat britanike kanë zbuluar se identikti i përcaktuar prej tyre përkon me figurën e Arsene Wenger. Trajneri i Arsenalit ka një kontratë me klubin londinez deri në vitin 2017, por kjo nuk shihet si pengesë pasi federata është gati të pres skadencën e saj për t’i dhënë atij çelësat e kombëtares.

Kështu ndodhi edhe me stolin e Spanjës. Vicente Del Bosque është larguar përfundimisht nga drejtimi i përfaqësueses, skuadër me të cilën ai u shpall 2 herë kampion Evropë dhe 1 kampion bote. Dorëheqja e tij nuk është pranuar ende nga presidenti Villar, i cili i ka dhënë kohë deri me 15 korrik, ditë kur do të mbahen zgjedhjet për president në federatës spanjolle.

Flitet se dhe Iker Casillas nuk do të jetë më pjesë e kombëtares. Këto thashetheme janë bërë akoma më të besueshme me postimin e fundit në Twitter të portierit, i cili nuk luajti asnjë minutë në euro 2016.

“Është krenari të dëgjosh njerëzit duke thënë faleminderit Casillas”, është mesazhi i tij, ndërkohë që për video ka shkëputur momentin kur Rambo i kërkon gjeneralit t’i pranojë dorëheqjen.