LAJMI I FUNDIT:

Latifi nuk luajti në Superkupë, klubi dëshiron ta shesë

Latifi nuk luajti në Superkupë, klubi dëshiron ta shesë
Lokomotiv's forward Maicon (L) fights for the ball with Skenderbeu's midfielder Liridon Latifi during the UEFA Europa League group H football match between FC Lokomotiv Moscow and KF Skenderbeu in Moscow on October 1, 2015. AFP PHOTO / VASILY MAXIMOV (Photo credit should read VASILY MAXIMOV/AFP/Getty Images)

Liridon Latifi nuk luajti në finalen e Superkupës, por kjo ndodhi vetëm për shkak të vendimit të klubit, që dëshiron që ta shesë.

Fillimisht u fol për një dëmtim, por e vërteta është se aktivizimi i mesfushorit do t’i digjte mundësinë atij të shitej në një tjetër ekip para verës së ardhshme.


Latifi është aktivizuar me Kukësin në Kupat e Evropës pas 1 korrikut, datë që njihet si fillimi i sezonit të ri, dhe aktivizimi me korçarët do ta çonte në dy numrin e skuadrave me të cilat është aktivizuar.

Siç dihet, brenda një sezoni një lojtar mund të luajë vetëm me dy skuadra dhe kjo bëri që Skënderbeu ta lërë pushim atë dhe të tentojë deri në fund të afatit kalimtar shitjen e tij.

Për lojtarin ka pasur interesim nga Belgjika, Turqia dhe Kroacia.