LAJMI I FUNDIT:

Latifi te Rostov për një shumë të madhe

Latifi te Rostov për një shumë të madhe

Liridon Latifi është lojtari i radhës që pritet që të transferohet nga kampionati shqiptar në atë të huaj.

Është pikërisht skuadra e Rostov, e cila është e interesuar për lojtarin e krahut të kampionëve në fuqi të Shqipërisë.


Skënderbeu është gati që të bëjë “goditjen” e radhës në merkaton e verës, por këtë herë në dalje.

Mësohet se shifra e transferimit të lojtarit të kombëtares U-21 drejt kampionatit rus do të bëhet për një shifër jo më pak se 700 mijë euro.

Kujtojmë që Skënderbeu më parë ka shitur Peter Olayinka për 1.1 milionë euro dhe Bernad Berishën për 600 mijë euro.