LAJMI I FUNDIT:

Lazanja me salcë

Lazanja me salcë

Nevojiten:
* 300 gr lazanja të thata
* 50 gr thelpinj arrash
* borzilok
* 3 thelpinj hudhre
* 700 gr djathë parmixhan të grirë
* 50 gr djathë kaçkavall të grirë
* vaj ulliri

* piper të bluar, kripë, gjalpë.

Gatimi:
Fillimisht përgatisni salcën: në enën e mikserit fusni borzilokun. Shtoni parmixhanin dhe kaçkavallin e grirë, tre thelpinj hudhër të copëtuar, thelpinjtë e arrave, një gotë vaj ulliri, kripë, piper të bluar dhe grijeni në mikser derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme dhe kremoze.

Zieni në ujë të bollshëm lazanjat (uji duhet të jetë i kripur dhe më mirë shkojnë lazanjat e bardha sesa ato të gjelbra me spinaq). Ziejini, vendosini në një pëlhurë dhe lërini të thahen.

Në shtresat e lazanjës shtroni salcën dhe në çdo shtresë hidhni pak gjalpë. Pasi të mbaroni me salcën, shtroni djathin dhe gjalpë.
Nëse është e nevojshme mund ta holloni salcën me pak ujë nga të makaronave.

Vëreni në furrë në 1800 e lëreni derisa shtresa e sipërme e lazanjës të ketë marrë ngjyrë.
Shërbejeni të nxehtë në tryezë.
/Telegrafi/