LAJMI I FUNDIT:

Lazio mbetet prapa

Lazio mbetet prapa

Skuadra e Lazios ka dështuar të barazohet me pikë me liderin Juventus, pasi ka barazuar me rezultat 2-2 si mysafir i Palermos.

Biancocelestët krijuan avantazh në minutën e dhjetë me anë të Sergio Floccarit dhe këtë epërsi e ruajtën deri në njëzet minutat e fundit të takimit.

Vendasit shënuan dy gola të shpejtë me anë të Arevalo Rios (70’) dhe Paulo Dybalas (72’) duke vënë në vështirësi mysafirët.


Hernanes shënoi nga penaltia për ta barazuar rezultatin (84’).

Dy shqiptarët, portieri Sajmir Ujkani (Palermo) dhe mesfushori Lorik Cana (Lazio) luajtën nga minuta e parë.

Ky barazim e lë Lazion dy pikë prapa Juventusit që këtë javë luan kundër Udineses. /Telegrafi/