LAJMI I FUNDIT:

LDK: Gropa në Kolovicë u bë nga tenderi që e dha udhëheqja e Shpend Ahmetit

LDK: Gropa në Kolovicë u bë nga tenderi që e dha udhëheqja e Shpend Ahmetit

Përmes një njoftimi për media, degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë, të gjitha strukturat dhe anëtarësia, shprehin keqardhjen më të thellë dhe solidarizohen me familjen Mramori që dy ditë më parë humbi tragjikisht dy fëmijët e saj.

“Kjo ngjarje tragjike thërret në përgjegjësinë institucionale, morale dhe penale, për ata që me mospunën dhe neglizhencën e tyre po marrin jetë fëmijësh. Një ditë më parë kryetari i Prishtinës, z. Shpend Ahmeti dhe partia e tij Vetëvendosje, fillimisht deklaruan se nuk ndiejnë asnjë përgjegjësi për vdekjen e fëmijëve, dhe më pas, kur u rrit presioni qytetar, e detyruan të dorëhiqet drejtori i Inspeksionit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Sipas LDK-së, Shpend Ahmeti dhe partia e tij, në gati tri vitet e shkuara, sa herë që pyeten për dështimet e njëpasnjëshme në qeverisjen lokale, gjithmonë gjejnë një fajtor kujdestar, qeverisjen e kaluar komunale.

“Kështu ndodhi edhe në tragjedinë, në vend se të kërkonte falje dhe të jepte llogari, ai fajësoi qeverisjen e kaluar”, thuhet në njoftim.

Për dijeninë e qytetarëve të Prishtinës dhe gjithë Kosovës, ndërtimi i rregës në atë lagje ka përfunduar në pranverën e vitit 2013 dhe masa e dheut dhe gurëve të hequr ishte sa një parking për 4-5 vetura, thuhet në letrën e LDK-së.

“Në vitin 2014 nga vërshimet është dëmtuar ajo rruge. Në atë kohë, vet komuna e Prishtinës ka angazhuar kompani për të marrë material guror në këtë hapësirë, për të sanuar gjendjen e rrugëve pas vërshimeve. Kjo konfirmohet edhe nga vetë Ahmeti”, thuhet në reagimin e LDK-së, teksa ia bashkëngjit një artikull të Kohës Ditore, të datës 24 qershor 2016.

LDK thotë se më datë 26 tetor 2015, komuna e Prishtinës shpall fituesin e tenderit për ndërtimin e mureve mbrojtëse po në ketë rrugë, pas dëmtimit nga vërshimet dhe gjatë realizimit të këtij projekti është marrë material në atë pronë. Lexo këtu!

“Eksploatimi i materialit në ketë pronë ka vazhduar pa ndërprerë pikërisht nga kompanitë e ndërtimit të rrugëve të kontraktuara nga komuna e Prishtinës gjatë dy-tri viteve të fundit. Akuzat e komunarëve dhe Vetëvendosje se fajtorin duhet kërkuar para 3-4 viteve janë kryekëput të ulëta dhe naive. Por edhe sikur kjo gropë të ishte hapur para 4 viteve, udhëheqja komunale është dashur ta mbyllë pas shumë ankesave të banorëve të lagjes, të cilat nuk janë përfillë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK thotë se Shpend Ahmeti dhe partia e tij duhet t’u përgjigjen qytetarëve të Prishtinës dhe gjithë Kosovës, se përveç Drejtorisë së Inspeksionit, cilat janë detyrat e Drejtorisë së Emergjencave në komunën e Prishtinës, apo cilat janë detyrat e Këshillit për Siguri në Bashkësi.

“Drejtoria e Emergjencave e ka për detyrë që të evidentojë të gjitha rreziqet potenciale që ju vijnë banorëve të Prishtinës. Në rastin konkret të gjitha drejtoritë e komunës së Prishtinës dhe kryetari i saj, janë përgjegjës për vdekjen e fëmijëve”, thuhet në letrën e LDK-së.

“Degët e LDK-së, i bëjnë thirrje kryetarit të Komunës dhe autoriteteve lokale, të mos merren me politika globale dhe nacionale, por të kryejnë detyrat e parapara me ligj, përndryshe po rrezikohet për çdo ditë jeta e qytetarëve. Po të respektohej ligji dhe përgjegjësitë e pushtetit lokale, sot Prishtina nuk do të ishte në zi, për vdekjen e dy fëmijëve të pafajshëm”, thuhet në kumtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori