Kompania “UBO Consulting” e ka pranuar se sondazhi i saj, që nxori Vetëvendosjen si partinë e dytë dhe Albin Kurtin si të preferuarin e kosovarëve për kryeministër, është kontraktuar pikërisht nga kjo parti opozitare. Pikërisht për këtë shkak Lidhja Demokratike e Kosovës i ka kërkuar kësaj kompanie të tregojë se sa para ka marrë nga subjekti opozitar.
“Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret pranimin dhe pohimin e marrëdhënies klienteliste ndërmjet LVV-së dhe Kompanisë UBO Consulting e cila ka publikuar një sondazh të përgatitur dhe të hartuar në zyrat plotë armë dhe molotovë të VV-së”, thuhet në reagimin e LDK-së, transmeton Telegrafi.
“Për hir të transparencës dhe mënjanimit të mashtrimit të publikut, praktikë kjo e përditshme e LVV-së, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që të bëhen publike informacionet se sa ka qenë kostoja e këtij shërbimi, kush janë porositësit e tjerë, nga cilat burime financiare është bërë porosia e sondazhit dhe në cilën adresë biznesore është bërë ky transaksion”.
LDK thotë se, këto informacione do t’i shërbenin sqarimit të këtij mashtrimi të porositur, për të cilin LDK dhe përfaqësuesit e saj sinjalizuan me kohë.
Ky subjekt politik, më tej në reagim, thotë se “të gjitha sondazhet kredibile vendore e ndërkombëtare bëjnë të ditur se LDK-ja qëndron në pozita tejet të favorshme të cilat konfirmojnë mbështetje në rritje nga qytetarët e vendit”.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës i përkrahin politikat zhvillimore dhe properëndimore të Republikës së Kosovës, përkushtimin e saj për rrugën integruese euroatlantike, si dhe angazhimet për fuqizimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera të BE-së”.
“Qytetarët e Kosovës nuk përkrahin sekte politike që hedhin molotovë mbi policë, qytetarë, institucione publike dhe shtëpi private, njerëz që sulmojnë institucionet me armë të rënda luftarake, subjekte që mbushin selinë me armë zjarri, lëndë narkotike, maska për kryerje të veprimeve kriminale e lëndë djegëse, që sulmojnë përfaqësuesit diplomatikë, njerëzit që i kanë dyert e mbyllura dhe janë “persona non grata” në të gjitha shtetet perëndimore, njerëz që bëjnë thirrje për ekzekutime publike, për kaos, anarki e vrasje…”, thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën