LAJMI I FUNDIT:

LDK: Vetëvendosje po bënë thirrje për vrasje publike

LDK: Vetëvendosje po bënë thirrje për vrasje publike

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka treguar se kush po i fton qytetarët në protestën e 1 shtatorit.

LDK më tej ka theksuar se në përpjeke për të nxjerrë sa më shumë njerëz në protestën e 1 shtatorit, Lëvizja Vetëvendosje, ka përgatitur një videospot ku kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, anëtari i VV-së, Sami Kurteshi dhe deputeti i saj, Faton Topalli, i bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë.


Postimi i plotë i LDK-së:

Ja kush po i fton qytetarët në protestën e 1 shtatorit
Në përpjekje për të nxjerrë sa më shumë njerëz në protestën e 1 shtatorit, Lëvizja Vetëvendosje, ka përgatitur një videospot ku kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, anëtari i VV-së, Sami Kurteshi dhe deputeti i saj, Faton Topalli, i bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë.
Përveç faktit se në këtë video, Shpend Ahmeti, akuzon për punësime të parregullta, pasi punësoi vet duke shkelur ligjin 250 militantë të VV-së në Komunë, ironia më e madhe qëndron te apeli që Faton Topalli ka për protestuesit.
Edhe pse protesta e 1 shtatorit është kundër demarkacionit, Topalli ka këtë mesazh: “I ftoj të gjithë të varfrit, të papunët, që janë shumicë në Kosovë, për të na u bashkëngjitur në protestën e 1 shtatorit, për të parandaluar humbjen e territorit të Kosovës karshi Malit të Zi”.
Por, Faton Topalli është milioner i vetdeklaruar.
Ai në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar mbi 1 milionë euro pasuri.
Siç mund të shihet në formularët e deklarimit të pasurisë ( http://www.akk-ks.org/declaration/2016/Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves/Faton_Topalli.pdf)
Topalli, vetëm pasuri të paluajtshme i ka në vlerë 850 mijë euro. Ndërsa, kur i shtohen parat e gatshme dhe rrogat e të hyrat tjera, pasuria e tij është mbi 1 milionë euro, apo përafërsisht 1 milionë e 70 mijë euro.
Ndërkaq, Shpend Ahmeti, në këtë video shfaqet duke akuzuar për punësime nepotike të llojllojshme edhe pse para pak ditësh atij iu publikua lista e mbi 200 militantëve të partisë të punësuar në Komunë me kontratë mbi vepër, në kundërshtim me ligjin.
Në këtë video, mungon vetëm edhe ndonjë deklaratë kundër korrupsionit e Driton Çaushit, anëtarët e ngushtë të familjes së të cilit, përkatësisht e motra, siç thuhet edhe në linkun e mëposhtëm, “Më 14 maj, një panel i përzier, i përbërë prej dy gjykatësve ndërkombëtarë dhe një gjykatësi vendës, e shpalli fajtore … , gjykatëse e gjykatës komunale në Gjakovë, për zhvatje dhe shkatërrim të dokumenteve zyrtare. … kishte kërkuar që një palë në një çështje civile t’ia paguante asaj $730 (500 euro) si shpërblim për vendimin e favorshëm, më pas ajo shkatërroi aktakuzën e prokurorit publik dhe dosjen. Asaj iu shqiptua dënimi prej 3.5 vjetësh, dhe iu ndalua të punonte si gjykatëse pesë vjet pas mbarimit të dënimit të saj”. Ajo për disa vite ka qenë e arratisur nga drejtësia. (http://albanian.pristina.usembassy.gov/uploads/images/GiDhMKQHa6f-75EHr-EHfQ/HRR2007alb.pdf)
Lëvizja Vetëvendosje tashmë është shndërruar në një sekt indoktrinues dhe një fenomen negativ për studim në politikën bashkëkohore në Kosovë dhe më gjerë.
Ata akuzojnë të tjerët për krimet që vet i bëjnë, i veshin me vello patriotizmi edhe veprimet më brutale kundër shtetit dhe qytetarëve, e djegin Republikën me Moton “ Për Republikën”, i japin vetes kompetenca dhe “të drejtë morale” për të bërë thirrje për vrasje publike, për tërheqje zvarrë, për burgosje e internime të kundërshtarëve politikë, gazetarëve e qytetarëve…
Por, Republika e Kosovës është më e fuqishme se sekti kriminal i milionerëve dhe anarkistëve që po përpiqet ta zhys në gjakderdhje dhe zhbëjë atë!

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori