LAJMI I FUNDIT:

Legjenda angleze lavdëron Milnerin

Legjenda angleze lavdëron Milnerin

Jamie Redknapp ka folur fjalët më të mira për James Milner.

Mesfushori i Liverpoolit po impresionon edhe në pozitën e mbrojtësit të majtë, pasi luajti me sukses si mesfushor dhe kjo formë ka bërë që Milner të lavdërohet.


“James Milner është ëndërr e çdo menaxheri”, ka deklaruar fillimisht ish-futbollisti i famshëm anglez, Redknapp, i cili tani është analist sportiv.

Milner: Këtë sezon jam duke parë një Liverpool ndryshe
Lexo po ashtu Milner: Këtë sezon jam duke parë një Liverpool ndryshe

“Ai është një mesfushor qendror i fortë dhe tani po impresionon si mbrojtës i majtë”, përfundoi Redknapp.

Ndryshe, Milner është duke përjetuar formë të mirë, duke shënuar tri gola dhe një asistim në këtë sezon në Ligën Premier. /Telegrafi/