LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Demarkacioni të mos kalojë, kufijtë kthehen veç me luftë (Video)

Lekaj: Demarkacioni të mos kalojë, kufijtë kthehen veç me luftë (Video)

Dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma, i kanë lutur deputetët që të votojnë kundër kur Demarkacioni të shkojë për votim në Kuvend, ngase kufiri Kosovë-Mali i Zi nuk do të mund të ndryshohet më, veç me luftë.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, duke folur në emisionin Info Box të RTV Dukagjinit, tha se nuk ka metodë tjetër për zhbërjen e marrëveshjes, pasi që kufijtë do të njihen ndërkombëtarisht me ratifikimin e Demarkacionit nga të dy parlamentet.

“Është çështje bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk i intereson dikujt tjetër, janë pajtuar dy Parlamentet, e kanë bërë ratifikimin. Për të bërë ndryshimin e kufijve janë bërë luftëra, nuk janë në kohë shumë të largët. Prandaj në këtë drejtim, çështjet administrative mund t’i ndryshojë një legjislacion tjetër, por çështja e kufijve ndryshohet edhe me luftë”, ka thene Lekaj.