Po bëhen gati gjashtë muaj që deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i kanë bojkotuar seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kjo i rrezikon ata që të humbin mandatin e deputetit.
Por, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Palë Lekaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se më e rrezikshme është ratifikimi i marrëveshjes se humbja e mandatit të deputetit.
Sipas tij, pjesëmarrja e tyre në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të jetë atëherë kur të vijë për ratifikim Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.
“Ne do të vijmë në Kuvend kur të vij marrëveshja, jo për ta përkrahur por për të kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen”, ka thënë ai.
Lekaj po ashtu ka thënë se bojkotin e kanë bërë me vetëdije dhe janë të vetëdijshëm që mos prania në Kuvend për gjashtë muaj mund t’iu kushtojë me humbje të mandatit të deputetit.
“Kuvendi nuk punon për të mirën e qytetarëve pasi ka sjell marrëveshje që e dëmtojnë shtetin. Komisioni nuk do të thotë që e arsyeton pjesëmarrjen në seancë. Ne do të marrim pjesë në seancë kur e shohim të arsyeshme që është në rrezik Kosova”, tha ai duke shtuar po ashtu se beson që këtë javë do ta sjellin marrëveshjen me Malin e Zi për ratifikim.
“Mbetet tek deputetët të vendosin nëse do ta votojnë apo jo. Por ata duhet të tregojnë para qytetarëve që kanë integritet dhe janë autonom për të mirën e vendit”ka thënë Palë Lekaj për Telegrafin.
Sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas gjashtë muaj mospjesëmarrjeje në punën e Kuvendit, deputeti humb mandatin nëse nuk arrin që ta argumentojë mungesën e tij.
Neni 25, paragrafi E, thotë: “Nëse në periudhën gjashtëmujore deputeti nuk merr pjesë në asnjë mbledhje të Kuvendit, nëse deputeti nuk ia dëshmon faktet bindëse për çështjen kryetarit të Kuvendit, kryetari e kërkon rekomandimin e Komisionit për Mandat, Imunitet dhe Rregullore. Pas rekomandimit të Komisionit kryetari ia propozon Kuvendit pushimin e funksionit të deputetit. Kuvendi vendos për çështjen në mbledhje të radhës”.
Edhe në Ligjin e Republikës së Kosovës Nr.03/L-111, ‘Për të Drejtat dhe Përgjegjësit e Deputetit”, në nenin 8 sqarohet përfundimi i mandatit. Në pikën 1.5 thuhet: “Mandati i Deputetit/es përfundon para kohe nëse deputeti/ja për 6 muaj nuk merr pjesë në sesionet plenare të Kuvendit ose në mbledhjet e komisioneve, ku është anëtar/e. Në raste të veçanta, Kuvendi mund të vendosë ndryshe” (sic.).
Për dallim nga deputetët tjerë të AAK-së dhe NISMA-s, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, është rikthyer në krye të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?