LAJMI I FUNDIT:

Lekaj:Trepça shpëtoi nga falimentimi

Lekaj:Trepça shpëtoi nga falimentimi

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka deklaruar se deputetët i dhanë një zgjidhje juridike e ligjore Trepçës, duke e shpëtuar nga likuidimi e falimentimi.

Ai ka thënë se janë kujdesur që të mos ndodhë ndonjë befasi e keqe për Trepçën, duke mos lejuar që qeveria të kontrabandojnë nene të dyshimta të cilat do të interpretoheshin sipas tekave të ndryshme.


“Trepça do të mund të rifillojë të mbajë barrën kryesore të zhvillimit ekonomik për Kosovën. Sot në orët e mëngjesit Kuvendi i Kosovës, deputetët i dhanë një zgjidhje juridike e ligjorë Trepçës, duke e shpëtuar nga likuidimi e falimentimi”, ka thënë Lekaj në një deklaratë.

“E si çdo herë, e për çdo gjë që është e Kosovës dhe e qytetarëve të saj, Aleanca e ka dhënë kontributin e saj për Trepçën si aset me rëndësi të veçantë për vendin”.

“Jemi kujdesur që të mos na ndodhë ndonjë befasi e keqe për të, nuk kemi lejuar që qeveria të kontrabandojnë nene të dyshimta të cilat do të interpretoheshin sipas tekave të ndryshme”.

“Ashtu siç kemi qenë bashkë me qytetarët, gardian të idesë, që Trepça duhet t’i takojë Kosovës dhe qytetarëve të saj, do të vazhdojmë të angazhohemi edhe në të ardhmen që të ketë trajtim të veçantë, duke insistuar që qeveria si aksionar të sjellë pa shumë vonesa ide e plane konkrete për funksionalizimin e plotë të Trepçës”, ka thënë Lekaj.

Më tej ai ka thënë se “Trepça e ka mundësinë ta mbajë barrën kryesore të zhvillimit ekonomik për vendin. Mjerisht deri tani ka qenë barrë për Kosovën, jo për fajin e vet, por për fajin e neglizhencës së qeverisë”.

“Krahas kësaj, Minatorëve, Mitrovicës e Kosovës iu themi urime për Ligjin e Trepçës, i cili hapë rrugët e zhvillimit e forcimit të saj. Nga Trepça do të përfitojë Kosova, kur e themë këtë, e mendojë si tërësi, nga lindja në perëndim e nga jugu në veri, të gjithë qytetarët, asnjë etni që jeton në Kosovë nuk duhet ta shohë veten të anashkaluar”, ka thënë Lekaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori