LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga një ndërtesë te Mati 1 në Prishtinë: Banesat e reja i merr uji!? (Foto/Video)

Pamje nga një ndërtesë te Mati 1 në Prishtinë: Banesat e reja i merr uji!? (Foto/Video)

Këshilli i Lagjes MAT1 – Kompleksi Tregtia, përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se reshjet e shumta për banorët e lagjes Mati 1 tek banesat e ndërtuara nga ‘NTP Tregtia’, ishin të kobshme.

Në njoftim thuhet se kompleksi Mati 1 Tregtia me leje ndërtimi nr. 01-350- 26268/1, përmban afro 600 banesa të ndërtuara në dy faza të ndara.


“Në fazën e parë janë ndërtuar 450 banesa dhe janë lëshuar për banim në muajin tetor të vitit 2012, përderisa faza e dytë është lëshuar  për banim gjatë fundit të vitit të kaluar (2015). Themelet e ndërtesave të reja janë të mbuluara me ujë që paraqet rrezik të madh për banorët e kësaj lagje. Rreziku më i madh për banorët paraqitet edhe si rezultat se uji depërton jo vetëm nëpër themelet e ndërtesave si pasojë e mungesës së drenazhës, mirëpo kalon edhe nëpër muret e brendshme ndërmjet ndërtesave si dhe nëpër kabinat e ashensorëve, çka mund të jenë tragjike”, thuhet në njoftim.

Banorët e kësaj lagje disa herë kanë bërë kërkesë zyrtare tek kompania ndërtuese që të bëj sanimin e kësaj gjendje, mirëpo deri më tani asgjë nuk është ndërmarrë në këtë drejtim.

“Kërkesa e njëjtë është adresuar edhe tek Komuna e Prishtinës, me ç’rast banorët kanë kërkuar përkrahje nga kjo e fundit për të ndihmuar dhe kërkuar nga kompania ndërtuese që të bëj rregullimin e drenazhës dhe të plotësoj të gjitha kërkesat tjera teknike, në pajtim me projektin për të cilën e ka marrë edhe lejen ndërtuese. Pavarësisht gjendjes së mjerueshme të ndërtesave, Komuna e Prishtinës vazhdon që të jap leje për kompaninë ndërtuese ‘NTP Tregtia’ për projekte të reja, sikurse që është rasti i lagjes/projektit ‘Kodrina’”, thuhet në njoftim.

“Në vijim janë të prezantuara fotografitë mbi gjendjen e ndërtesave në kompleksin e lagjes Mati 1, banesat e “NTP Tregtia”, me ç’rast banorët e lagjes bëjnë thirrje për intervenim sa nuk është ende vonë”.

1 2 3 5 6 7 8 9 10