LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet Messi, mungon në ndeshjet kualifikuese?

Lëndohet Messi, mungon në ndeshjet kualifikuese?

Lionel Messi mund të humbasë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës që Argjentina luan ndaj Uruguait dhe Venezuelas, pasi Barcelona ka konfirmuar se ai ka një problem muskulore.

Testet mjekësore të së hënës zbuluan një problem muskulor në këmbën e majtë të Messit, por ai do të udhëtojë në Argjentinë për tu bashkuar me bashkëlojtarët e tij dhe do t’i nënshtrohet vlerësimeve të mëtejshme.

Messi, i cili është paraqitur për Barcelonën në fitoren 1-0 në Athletic Bilbao të dielën, ka lënë futbollin ndërkombëtar pasi Argjentina humbi finalen e Kupës së Amerikës ndaj Kilit me penallti për herë të dytë në dy vjet, por më pas e ktheu vendimin e tij.

Messi thyen edhe një rekord me Barcelonën (Foto)
Lexo po ashtu Messi thyen edhe një rekord me Barcelonën (Foto)

Messi pritej të luante kundër Uruguait të shtunën dhe gjithashtu në lojën kundër Venezuelës më 6 shtator, por prania e tij do të varet nga zhvillimi i lëndimit.

“Prania e tij në këto ndeshje do të varet se si zhvillohet dëmtimi”, thuhet në deklaratë e Barcelonës, transmeton Telegrafi.

Suarez: Messi është një bishë
Lexo po ashtu Suarez: Messi është një bishë

Trajneri Edgardo Bauza tashmë është pa shokët e Messit, sulmuesin Sergio Aguero dhe Javier Pastoren për ndeshjen e tij të parë në krye të Argjentinës, për shkak të lëndimeve.

Argjentina është e treta në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2018, me kundërshtarët e së premtes, Uruguain, të cilët janë të parët në renditje pas gjashtë ndeshjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori