LAJMI I FUNDIT:

Lëngu i portokallit është gabimi më i madh që po e bëni në jetën tuaj

Lëngu i portokallit është gabimi më i madh që po e bëni në jetën tuaj

Gjatë rritjes, të gjithë i kemi shijuar mëngjeset e zakonshme të së shtunës kur kemi fjetur deri vonë, kemi ngrënë mëngjes të veshur në pizhame dhe kemi shikuar filma të animuar. Atëherë, ndër reklamat e herëpashershme ishte edhe një reklamë ushqimi që përfshinte frazën “Pjesë e mëngjesit të kompletuar” – shujtë e përbërë me drithëra, qumësht dhe lëng portokalli.

Por, jo te të gjithë shtëpitë ishte i pranishëm lëngu i portokallit dhe kjo mund të jetë një gjë e mirë, transmeton Telegrafi.


Sa i përket termave të profilit të vet me vlera ushqyese, lëngu nuk është shumë më i mirë sesa një gotë me pije freskuese.

Patjetër që ka disa vitamina – lëngu i limonit përmban edhe një sasi të vogël të proteinave – por hulumtimet e fundit tregojnë se mënyra më e mirë për t’i marrë të dy këto vlera ushqyese është duke ngrënë një dietë të balancuar me perime, fruta dhe krunde.

Më e rëndësishmja, pasi që lëngjet e frutave i humbin shumicën e fibrave, përbërësi kryesor që bën të ndjeheni të mbushur dhe të kënaqur deri në shujtën e radhës, pirja e një gote të madhe me lëng portokalli mund t’ju lë duke u ndjerë të uritur shumë shpejt. Kjo është ndër arsyet se përse kalorive nga pijet e ëmbla shpeshherë ju referohen si “kalori boshe” – produkti zakonisht është vetëm sheqer dhe ujë, përmban nivele të vogla të fibrave, yndyrave dhe proteina, e kjo bën që trupi ta procesojë atë shumë shpejt.

Ky është profili i vlerave ushqyese të një gote mesatare me lëng portokalli:

– 153 kalori

– 34 gramë karbohidrate

– 27 gramë sheqer

– 2.4 gramë proteina

– 0.4 gramë fibra

Këtë sasi të karbohidrateve e ka edhe një qese M&M, me vetëm tri gramë më pak sheqer.

Prandaj, në vend se t’ia shtoni një gotë lëng portokalli shujtës të radhës, më mirë shtojani një gotë ujë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Shëndetësi
Kalo në kategori