LAJMI I FUNDIT:

Lëshojnë punën të gjithë punëtorët, i vihet dryni Aeroportit të Gjakovës: I gjithë kapitali aty, nga sot është në mëshirën e askujt!

Lëshojnë punën të gjithë punëtorët, i vihet dryni Aeroportit të Gjakovës: I gjithë kapitali aty, nga sot është në mëshirën e askujt!

Aeroporti i Gjakovës nga sot në mëngjes ka mbetur edhe pa rojet e sigurisë. Përfundimisht i është vendosur dryni këtij aeroporti qe edhe ashtu ishte jo funksional. Menaxhmenti e ka lëshuar punën komplet dhe sot i kanë thënë edhe punëtoreve të sigurimit që mos të dalin në punë. Sipas tyre, menaxhmenti as bordi nuk kanë marrë paga tash e tre muaj.

Kështu ka bërë të ditur një burim i portalit INFOKUSI i cili ishte i punësuar në këtë Ndërmarrje Publike. Ai ka treguar se pasuria e këtij Aeroporti dhe i gjithë kapitali aty nga sot është në mëshirën e askujt, për shkak se nuk ka asnjë punëtor aty.

Ndryshe, Aeroporti i Gjakovës në vitin 2014 mori statusin e Ndërmarrjes Publike. Qeveria e Kosovës atë kohë kishte angazhuar shtatë punëtorë për ruajtjen e aseteve. Mbi 30 milionë euro janë investimet qe i kishte bërë KFOR-i në këtë Aeroport. Ndërsa, vetëm vlera e pajisjeve është rreth nëntë milionë euro. Njԯ vit me vonë Qeveria e Kosovës kishte emëruar edhe bordin e kësaj ndërmarrje, sikur edhe në të gjitha rastet tjetra komplet me anëtar dhe të afërt të partive në pushtet.

Sidoqoftë, funksionalizimi i tij shihet si një mundësi reale për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për zhvillimin e qytetit.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila në kohën sa ka qenë ministre e Tregtisë dhe Industrisë e ka promovuar këtë Aeroport si mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.

Por si duket tani pak i intereson fati i këtij Aeroporti. Ndërsa, institucionet qendrore si duket nuk janë marrë fare me atë se çfarë po ndodh atje. /infokusi.com/