LAJMI I FUNDIT:

“L’Espresso”: Si kryhet trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali dhe sa kushton një kg kanabis

“L’Espresso”: Si kryhet trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali dhe sa kushton një kg kanabis

Revista italiane “L’Espresso”, ka kryer një investigim mbi mafien e kanabisit, që e ka kthyer disa pjesë të Italisë në copa Kolumbie.

Gazetarët kanë shkuar në plantacionet e drogës në Kalabri nga ku përfitohen miliona euro nga mafia. Por, përveç hashashit që kultivohet në Itali, me qindra ton importohen kryesisht nga Maroku dhe Shqipëria.


‘L’Espresso’ përshkruan sesi kryhet transporti i drogës nga Shqipëria për në Itali, që bëhet kryesisht përmes Kanalit të Otrantos. Revista ka biseduar me një kolonel të Guardi di Finanza, Maurizio Muscara që tregon betejën me trafikantët.

“Në tre vitet e fundit kemi sekuestruar më shumë se 11 tonë”, thotë Muscara.

“Një kg e blerë direkt nga plantacionet në Shqipëri kushton maksimumi 200 euro. Dhe shitet në Itali për 10 mijë euro. Kjo do të thotë se me një ton, banda fiton 10 milionë”. Nga përllogaritjet e Guardi di Finanza të ardhurat vjetore të këtij biznesi arrijnë në 4-5 miliardë euro. Prodhimi në Shqipëri sipas tyre është shumë i lartë: 900 tonë çdo vit.

Si trafikohet droga nga Shqipëria në Itali:

Është natë e errët në kanalin që bashkon Otranton me Borshin, 90 km nga qyteti i Vlorës, në Shqipëri. Vetëm hëna ndriçon atë pjesë të detit dhe vihen re gjurmët që lë një motor uji i lëshuar me gjithë shpejtësinë drejt brigjeve të Pulias.

E drejton një djalosh, pak më i madh se minoren. I punësuar nga bandat kriminale shqiptare. Në çdo anë të motorit të ujit ka 200 kg hashash i kultivuar në malet e qarkut të Gjirokastrës. Ai e di që ka vetëm 50% mundësi për të përmbushur misionin për të cilin është ngarkuar. Shumë nga bashkatdhetarët e tij ia kanë dalë. Vetëm se atë natë, patrullat detare të Guardia di Finanza së Barit, Departamenti ajror-detar-mbikëqyrin bregdetin me motoskafë të fuqishëm, që dikur ishin në dart e kontrabandistëve të cigareve. Është edhe një “Corbelli” i vjetër me katër motorë 500 kuaj fuqi secili, që arrin 120 km/h.

Një helikopter i “Fiamme Gialle” fluturon mbi zonën nga e cila zakonisht vijnë skafistët e marijuanës dhe i duhet vetëm pak për pikasur motorin e ujit të ngarkuar me hashash. Më pas, ia komunikon koordinatat “Corbelli”, që nis ndjekjen. Akrobaci, evolucion, manovra shumë të shpejta. Pastaj, më në fund, djaloshi i jep fund ndjekjes së çmendur. Skena të tilla përsëriten vazhdimisht. Efektivët e udhëhequr nga kolonel Maurizio Muscara janë mes më të përgatiturve në Itali. Ata ndjekin trafikantët në det që nga koha e kontrabandës së “biondeve” (cigareve).

“Në tre vitet e fundit ne kemi sekuestruar me këto operacione më shumë se 11 ton”, tregon Muscara, i cili jep disa shifra të rëndësishme: “Një kg i siguruar direk nga plantacionet shqiptare kushton maksimumi 200 euro. Në Itali, shitet 10 mijë euro. Kjo do të thotë se me një ton, klani ka fituar 10 milion”.

Reparti i drejtuar nga koloneli ka vlerësuar biznesin vjetor në 4-5 milion euro. Prodhimi, për më tepër, në Shqipëri është shumë i lartë 900 ton çdo vit.

“Grupet shqiptare kanë baza italiane, dhe janë të lidhur, kanë zbuluar hetimet, me bandat e Salentos të Sacra Corona Unita. Gjithmonë e më shpesh ndodh të zbulohen edhe karabinierë të vjetër, e marinarë ekspertë, të ricikluar në këtë trafik”.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori