LAJMI I FUNDIT:

Letër emocionuese e Gëzim Morinës para takimit me Kosovën

Letër emocionuese e Gëzim Morinës para takimit me Kosovën

Vetëm edhe një ditë na ndanë nga debutimi historik i përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet për Eurobasket 2017.

Kosova në takimin e parë për kualifikueset do të ballafaqohet me kombëtaren e Sllovenisë.


Te kjo e fundit luan edhe basketbollisti kosovar Gëzim Morina, i cili ka folur para ndeshjes kundër Kosovës.

Ai ka arsyetuar veten për mos pranimin e ftesës së Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne.
Sot shkruhet historia,ndeshja e parë zyrtare,në garat evropiane për shtetin e Kosovën,në basketboll .
Ndeshje që fatkeqësisht unë nuk e përjetoj njëjtë si ju,e përjetoj nga një kënd tjetër,nga këndi i një tradhtari,të ashtuquajtur nga shumë nga ju,ngaqë sonte,në vend që të jem me ju,unë jam kundër juve .
Mirëpo në rregull,e pranoj çdonjërën nga kritikat e juaja,fundja secili ka të drejtën e mendimit te vetë,edhe pse flisni pa ditur gjërat !
Vetëm një gjë jua siguroj,asnjëri nga ju nuk është nën lëkuren time,asnjëri nga ju nuk mund ta kuptoj se si ndihem,nuk mund as ta paramendoni këtë ndjenjë që unë po e kaloj në këto momente dhe do ta kem gjatë ndeshjes !
Mirëpo ju vazhdoni ta keni opinionin e juaj,kjo aspak nuk do ta ndryshoj atë që unë ndiej për atdheun tim Kosovën,dhe do vazhdojë ta përfaqësoj dhe nderoj atë siq kam bërë deri më tani,dhe siç kam bërë për të më shumë ,se shumica nga ju “patriotë te Facebookut” e rrjeteve të ndryshme sociale !!!
Le të jetë një ndeshje me frymë sportive dhe le të fitoj skuadra më e mirë ne parket !
Për Kosovën sot nuk ka humbje,vet kjo ndeshje është fitorja më e madhe që ka pasur ndonjëherë basketbolli i Kosovës” !
Me respekte Gëzim Morina

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori