LAJMI I FUNDIT:

Letër e urrejtjes kundër shqiptarëve në Zvicër

Letër e urrejtjes kundër shqiptarëve në Zvicër

Familja Gashi me origjinë nga Kosova është dëshmitare e urrejtjes dhe racizmit nga ultranacionalistët zviceranë të këtij vendi që shfaqin fobinë ndaj shqiptarëve.

Ngjarja ka ndodhur në Buchs të Argaut, kur pranë derës së shtëpisë së familjes Gashi ishte lënë një letër me një porosi tmerruese “Schweine albaner, Drecks Albaner”, pra që nënkupton fyerje si derrat shqiptarë, informon agjencia e lajmeve INA.

Çifti bashkëshortor Drita dhe Selman Gashi, kanë paraqitur menjëherë rastin pranë autoriteteve policore, duke theksuar se letra e tillë është një porosi e keqe, por edhe kërcënim për ta.


“Personat të cilët shkruan këtë letër janë frikacakë dhe të mjerë. Sikur unë të kisha nevojë të kundërshtoj dikë, atëherë do shprehja urrejtjen time para syve të tij”, ka thënë Selman Gashi.

Policia e Argau ka thënë se është në kërkim të autorëve të kësaj letre, por deri tani nuk ka pasur ndonjë rezultat.

Kësaj familje një vit më parë i është refuzuar shtetësia zvicerane, pikërisht nga ana e autoriteteve komunale, por çështja tashmë ka shkuar në instancat e larta gjyqësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori