LAJMI I FUNDIT:

Letërkonfirmimi i Mogherinit për EULEX-in

Letërkonfirmimi i Mogherinit për EULEX-in

Bashkimi Evropian ka pranuar ftesën e autoriteteve të Kosovës që EULEX-it t’i vazhdohet mandati për dy vjet, dhe ka këmbëngulur në kërkesën për marrjen e rasteve të reja, si nga prokurorët, po ashtu edhe nga gjyqtarët.

Me këtë, i është dhënë fund mospajtimeve midis Prishtinës e Brukselit përkitazi me mandatin e Misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, transmeton Koha.net.


“Koha Ditore” ka siguruar letërpërgjigjën që përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe politika të sigurisë, Federica Mogherini, ia ka përcjellë një ditë më parë presidentit Hashim Thaçi. Letrat e shkëmbyera do të përdoren si instrumente të marrëveshjes ndërkombëtare për EULEX-in, që pritet të ratifikohet gjatë ditës në Kuvend.

Në letrën e saj, Mogherini ka shkruar se e pranon ftesën në letrën që Thaçi ia kishte adresuar me 9 qershor, që mandati i EULEX-it të vazhdojë të zbatohet më tutje, siç është përcaktuar në Veprimin e përbashkët 2008/124/CFSP, të miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian më 4 shkurt të vitit 2008 si i ndryshuar dhe letrat tona të përbashkëta të 4 Shtator 2014 dhe 14 prill 2014.

Midis tjerash, në këtë shkresë është folur edhe për rastet e reja që do të pranohen nga misioni evropian.

“Përfaqësuesi Special i BE-së dhe EULEX KOSOVA do të vazhdojnë të ndihmojë institucionet, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë në forcimin e mëtejshëm të një sistemi të pavarur të drejtësisë shumë- etnike dhe të shërbimit policore multietnike në përparimin e tyre drejt përmbushjes së standardeve evropiane në fushat e tyre përkatëse, duke përfshirë edhe kërkimin e rasteve të reja në rrethana të jashtëzakonshme nga EULEX Kosova”, thuhet në letrën e Mogherinit.

“Kosova ndan perspektivë evropiane me pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Gjatë zbatimit të mandatit të saj, EULEX KOSOVA do të kontribuojë në lehtësimin e progresit të Kosovës drejt integrimit të mëtejshëm me BE-në”.

Në anën tjetër, Thaçi paraprakisht kishte shprehur pajtimin në shkresën e tij që EULEX-i t’i udhëheqë të gjitha rastet që i ka aktualisht, e edhe të marr ndonjë të ri në raste të jashtëzakonshme. Megjithëkëtë, Brukseli zyrtar kishte shprehur mospajtimin me faktin se letra linte mundësinë që vetëm me vendim të Këshillit Gjyqësor dhe atij prokuroria, rastet e reja mund t’i kaloheshin EULEX-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori