LAJMI I FUNDIT:

Letra e të burgosurve nga Maqedonia që të dridh zemrën (Foto)

Letra e të burgosurve nga Maqedonia që të dridh zemrën (Foto)

Tërmetet në Maqedoni kanë shkaktuar panikë të madhe në mesin e qytetarëve por më shumë kanë shqetësuar të burgosurit nëpër burgjet e Maqedonisë që dje kërkuan që të hapen dyert e burgjeve që në kohë dridhjesh të ikin nga qelitë dhe të shpëtojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dje të burgosurit apeluan që institucionet të mos luajnë me jetën e tyre .


Dy natë më herët, në moment panike të burgosurit kanë filluar të bërtasin dhe është dashur të reagojë edhe drejtori i burgut që të hapen të gjitha dyert, proces ky që ka zgjatur një orë.

Televizioni Telma ka provuar që të marrë përgjigje nga drejtori i burgut në Idrizovë Zhivko Pejkovski për këtë problem por ai ka thënë se duhet pyetur udhëheqësit e ministrisë të drejtësisë për këtë hap pasi ai nuk është kompetent.

Lexo të gjithë lajmet lidhur me tërmetet në Maqedoni
Lexo po ashtu Lexo të gjithë lajmet lidhur me tërmetet në Maqedoni

Të burgosurit kjo përgjigje i ka irrituar duke kërkuar që të ndalohen lojërat e institucioneve me jetën e tyre.

Mbrëmë disa të burgosur i janë drejtuar portalit TetovaSot me një apel drejtuar qytetarëve

“Gjendemi në katin e katërt me dyert të mbyllura dhe sa herë që dridhet, rojet e burgut ikin jashtë e të burgosurit mbeten me dyer të mbyllura. Ju kisha lut për hir të Zotit nëse keni pak zemër, shkruni sa të mundeni se jemi shumë keq, ata jashtë janë dhe ne kemi frikë, po ne mrena çdo moment jemi të pambrojtur” thuhet në letrën shqetësuese të të burgosurve./Telegrafi/

të burgosurit 1

të burgosurit 2

Tërmetet rrezikojnë edhe mijëra jetë njerëzish në burgjet e Maqedonisë
Lexo po ashtu Tërmetet rrezikojnë edhe mijëra jetë njerëzish në burgjet e Maqedonisë

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori