Letra e një doktori sirian po bën xhiron e botës dy ditët e fundit. Doktori është drejtor i spitalit të fëmijëve në Aleppo të Sirisë, qytet i bombarduar masivisht që prej 22 prillit.
Në letrën e publikuar, ai rrëfen se një nga mjekët më të kualifikuar të qytetit u vra tri net më parë nga një sulm.
Ai punonte pranë spitalit të fëmijëve gjatë ditës, ndërsa natën shkonte në spitalin e emergjencave.
Letra:
Të dashur miq!
Unë jam Dr. Hatem, drejtori i Spitalit të Fëmijëve në Aleppo.
Mbrëmë, 27 persona, personel dhe pacientë janë vrarë në një sulm ajror në spitalin Al Quds aty pranë.
Miku im Dr Muhammad Waseem Maaz, pediatri më i kualifikua i qytetit, u vra në sulm.
Ai punonte në Spitalin tonë të Fëmijëve gjatë ditës dhe më pas ai do të shkonte gjatë natës në spitalin Al Quds për të trajtuar rastet urgjente. Dr. Maaz dhe unë kemi shpenzuar gjashtë orë në ditë së bashku.
Ai ishte miqësor, i sjellshëm dhe bënte shaka të shumta me të gjithë stafin. Ai ishte mjeku më i mirë në spitalin tonë.
Unë jam në Turqi tani, dhe ai është dashur që të vizitonte familjen e tij, pasi unë të kthehesha në Aleppo. Ai nuk e kishte parë atë prej 4 muajsh.
Dr. Maaz ka qëndruar në Aleppo, qyteti më i rrezikshëm në botë, për shkak të përkushtimit ndaj pacientëve të tij. Spitalet janë në shënjestër shpesh nga qeveria dhe forcat ajrore ruse.
Një ditë përpara se Dr. Maatsi të ndërronte jetë, një avion sulmues qëlloi vetëm 200 metra larg nga spitali jonë. Kur sulmet u intensifikuan, stafi mjekësor u drejtua për në katin e parë të spitalit, për të mbrojtur foshnjat në inkubatorë.
Si shumë të tjerë, Dr. Maatsi u vra për shpëtimin e jetëve. Sot njerëzimi kujton Dr Maatsi-n dhe trimërinë e tij.
Ju lutemi të ndajmë këtë historinë në mënyrë që të tjerët të mund të dinë se me çfarë po përballen mjekët në Alepo dhe në të gjithë Sirinë.
Situata sot është kritike – Aleppo mund të përfshihet së shpejti nën rrethim. Ne kemi nevojë që bota ta shikojë këtë.
Dr. Hatem
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre