LAJMI I FUNDIT:

Letra tejet emocionuese e Brad Pitt, bën xhiron e botës

Letra tejet emocionuese e Brad Pitt, bën xhiron e botës

Bota e shoubizit u shokua me lajmin se Angelina Jolie ka kërkuar shkurorëzim nga Brad Pitt, pasi lidhja e tyre konsiderohej se do të zgjaste përgjithmonë.

Ka pasur spekulime nga më të ndryshmet për ndarjen e çiftit të njohur si Brangelina, duke nisur nga problemet me rritjen e fëmijëve deri te aferat jashtëmartesore.

Pitt dhe Angelina nuk u ndanë vetëm në jetën reale (Foto)
Lexo po ashtu Pitt dhe Angelina nuk u ndanë vetëm në jetën reale (Foto)

Sidoqoftë, fansat e kanë publikuar një letër që e ka shkruar Pitt para disa vitesh (kur çifti kishte probleme), e cila është emocionuese dhe është shpërndarë në masë të madhe.

pittttt
Çifti riktheu lumturinë në martesë, por…

Telegrafi jua sjell letrën e plotë të Pitt:

Jeta ime shkoi për të keq. Ajo ishte vazhdimisht nervoze për shkak të problemeve me punën, jetën personale, dështimet e saj dhe problemet me fëmijët. Ajo kishte humbur 13.5 kilogramë dhe peshonte rreth 40.8 kilogramë në moshë 35 vjeçare (tash aktorja është 41 vjeçe).

Ajo u dobësua shumë dhe qante vazhdimisht. Nuk ishte më një femër e lumtur. Vuante nga shumë kokëdhimbje, dhimbje shpirtërore dhe shtrëngim të nervave në shpinë dhe brinjë.

Ajo nuk flinte, e zinte gjumi vetëm në mëngjes; lodhej shumë shpejt gjatë ditës. Marrëdhënia jonë ishte pranë shkëputjes.

Bukuria e saj po e linte, kishte ‘qeska’ nën sy, e kapte kokën me duar dhe nuk kujdesej për veten. I refuzonte filmat dhe nuk pranonte role.

E humba shpresën dhe mendova se do të shkurorëzoheshim shumë shpejt… Por, pastaj vendosa të veproja. Mbi të gjitha, unë e kisha femrën më të bukur në botë.

Ajo është idealja për më shumë se gjysmën e meshkujve dhe femrave në botë, ndërsa mua më ishte dhënë e drejta që të flija në krah të saj dhe të përqafoja shpatullat e saj.

Fillova ta bombardoj me lule, puthje dhe komplimente. E befasoja dhe e bëja të lumtur në çdo minutë. I jepja shumë dhurata dhe jetoja vetëm për të.

Flisja në publik për të. Të gjitha temat i orientoja drejt asaj. E lëvdoja para miqve tanë të përbashkët dhe para miqve të saj.

Nuk do të besoni, por ajo lulëzoi. U bë shumë më e mirë se më parë. Fitoi në peshë, nuk ishte më nervoze dhe më donte më shumë se kurrë.

Nuk e kisha idenë se ajo mund të dashurojë aq shumë. Dhe pastaj e kuptova një gjë: Gruaja është reflektim i burrit të saj. Nëse e do deri në çmenduri, ajo do të shndërrohet në dashuri.

Ata njiheshin si ‘Mbreti dhe Mbretëresha e Hollywoodit’.
Ata njiheshin si ‘Mbreti dhe Mbretëresha e Hollywoodit’.

Sidoqoftë, duket se përkundër këtij përkushtimi, aktori nuk ka arritur ta bëjë të lumtur gruan e tij, e cila prapëseprapë ka vendosur ta braktisë. /Telegrafi/

Publikohet kopja e kërkesës së Joliet për shkurorëzim nga Pitt
Lexo po ashtu Publikohet kopja e kërkesës së Joliet për shkurorëzim nga Pitt

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori