LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Ja arsyet pse nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit

Lëvizja Besa ka njoftuar opinionin me një komunikatë të drejtuar Telegrafit në Maqedoni se ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit.

Arsyet se pse Lëvizja Besa nuk do të marr pjesë janë:
” -e shpërbërjen e njëanshme të Parlamentit, gjendja politike në vend është tejet serioze dhe në këtë mënyrë është vënë në pikëpyetje edhe e ardhmja euro-atlantike e vendit;

-është devalvuar Marrëveshja e Përzhinës, e arritur falë asistencës së BE-së dhe SHBA-së, ngase nuk janë përmbushur pikat e saj qendrore për pastrimin e listës zgjedhore dhe reformat e nevojshme në media;

-vendimi i Ivanov për të falur vepra të rënda kriminale ka krijuar pasoja serioze politike për vendin, ngase kështu de facto është bërë tentim për ta suprimuar punën e Prokurorisë Speciale Publike, që ishte arritur me shumë mund dhe ndihmë të bashkësisë ndërkombëtare;
-vendimi i Ivanov ka shkaktuar situatë të tensionuar në gjithë vendin, pasojat e së cilës mund të jenë të paparashikueshme dhe fatale edhe për sigurinë dhe paqen në vend,
Duke u bazuar në këtë, Këshilli Qendror konkludoi se në Maqedoni nuk ka as kushte minimale për zgjedhje të lira, korrekte, demokratike e të drejta dhe për këto arsye mori vendim që Lëvizja BESA, në këso kushtesh, të mos marrë pjesë në zgjedhjet e paracaktuara njëanshëm për 5 qershor nga partitë qeveritare VMRO-BDI.” thuhet në arsyetimin e këtij veprimi nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori