LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Pastrimi i listës zgjedhore nuk duhet të jetë pastrim i mërgimtarëve shqiptarë

Lëvizja Besa: Pastrimi i listës zgjedhore nuk duhet të jetë pastrim i mërgimtarëve shqiptarë

Lëvizja Besa në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka reaguar në lidhje me Listën zgjedhore dhe definimin e metodologjisë së Listës zgjedhore.

‘Në kuadër të marrëveshjes mes katër partive një nga çështjet është edhe miratimi i ligjit që do të definojë metodologjinë e listës zgjedhore. Dhe, ndonëse pritej të ndodhë pastrimi i votuesve që kanë shërbyer për manipulimin e rezultateve zgjedhore në të kaluarën nga partnerët qeveritarë, na doli që numri më i madh që rrezikohet të fshihet do të jenë pjesëtarët e mërgatës, sidomos shqiptarët.


Ashtu siç e kemi deklaruar disa herë, kjo është shkelje e rëndë e të drejtës kushtetuese të secilit shtetas të Maqedonisë, si dhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, që për fat të keq u mundësua me aminin e partisë shqiptare në pushtet.

Në të vërtetë, sjellja e subjektit shqiptar si “pishman haxhi”, duke bërë lojë përmes deputetëve të saj se gjoja e kanë brengë interesin shqiptar, është një kapitull i lexuar ndër vite, ngase tashmë dihet mirë se misioni i vetëm i tyre ka qenë dhe mbetet që ta mbrojnë koalicionin e tyre qeveritar për të vazhduar në atë mënyrë keqpërdorimet në interes të një grupi më të vogël e në shpinë të votuesit shqiptar. Si duket subjekti shqiptar në qeveri tashmë e di mirëfilli se për kë (nuk) do të votojë mërgata shqiptare kësaj radhe, andaj nuk përton që edhe me këso metoda të ulëta ta nënçmojë mërgimtarin shqiptar.

Nisur nga kjo, Lëvizja BESA deklaron se gjithmonë dhe gjithherë do të angazhohet fuqishëm për ta ruajtur të drejtën kushtetuese dhe universale të secilit për të pasur të drejtë të zgjidhet dhe të jetë i zgjedhur, e veçmas të drejtën e mërgatës shqiptare. Ne nuk do të lejojmë që vasaliteti i subjektit në pushtet të abuzojë edhe me interesin e diasporës dhe votuesit shqiptarë vetëm për të kënaqur “prijatellët” dhe “naçalnikët” e tyre. Ndërkaq, lajmi i mirë është se kësaj politike po i vjen fundi’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori