LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Pastroni hedhurinat në Komunën e Bërvenicës, përndryshe do të merrni dënimin e merituar në zgjedhje (Foto)

Lëvizja Besa: Pastroni hedhurinat në Komunën e Bërvenicës, përndryshe do të merrni dënimin e merituar në zgjedhje (Foto)

Lëvizja Besa në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka shprehur shqetësimin për banorët e Komunës së Bërvenicës për çështjen e hedhurinave.

‘Ashtu si shumë vendbanime shqiptare, edhe në Komunën e Bërvenicës problem shqetësues për banorët përbën çështja e hedhurinave. Në çdo fshat të Komunës së Bërvenicës ka më shumë deponi të egra të hedhurinave të ngurta, të materialeve nga plastika, por edhe kemikate shumë të rrezikshme për mjedisin jetësor. Janë hedhur mbeturina përskaj rrugëve të fushave e të rrëzave malore gjithandej. Andaj, ekziston rreziku që, në rast të ndonjë reshje të dendur shiu, gjithë bërlloku i deponuar vite të tëra të vërshojë dhe të dalë në fshat, me ç’rast do të ketë pasoja të mëdha për banorët.


Këtu duhet theksuar se kryetari i Komunës nuk ka bërë thuajse asgjë të vlefshme në fushën e menaxhimit të hedhurinave. Në fshatin Miletinë është pastruar një deponi e madhe e hedhurinave me iniciativën dhe kontributin e vet qytetarëve, por nuk kemi ndonjë aktivitet nga organet përgjegjëse komunale për këtë problem.

Pajaziti i quan spekulime deklaratat e Besës në lidhje me mbeturinat
Lexo po ashtu Pajaziti i quan spekulime deklaratat e Besës në lidhje me mbeturinat

Të gjendur në këtë situatë, kur problemi me mbeturinat në këtë komunë mund të ketë pasoja katastrofale për jetën e këtyre banorëve, Lëvizja Besa – Bërvenicë ngre shqetësimin te autoritete përkatëse që, në vend se të merren me shpërdorime financiare, për çka ka mjaft dëshmi, ata duhet të kujdesen për mirëqenien e qytetarëve, sepse për atë paguhen dhe janë të detyruar. Në të kundërtën, do ta marrin dënimin e merituar në zgjedhjet lokale në pranverë të vitit tjetër’, thuhet në reagimin e Lëvizjes. /Telegrafi/

Bervenica-mbeturinat 3

Bervenica-mbeturinat 4

Bervenica-mbeturinat 2 Bervenica-mbeturinat 1

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori