LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja e rrezikshme e kamionëve, sipër urës së dëmtuar (Video)

Lëvizja e rrezikshme e kamionëve, sipër urës së dëmtuar (Video)

Në internet është hedhur një video, që i tregon dy kamionë gjigantë kalojnë nëpër një urë që ka platformë të dëmtuar rëndë.

Nuk bëhet e ditur ku është filmuar momenti kur shoferët kalojnë me makina që kanë nga nëntë palë rrotë, nëpër objektin që është gati të shembet, transmeton Telegrafi.


Megjithëse ura ka bazë të fortë, kamionët së bashku me rimorkio të ngarkuar duhet të lëvizin sipër dërrasave të lakueshme.

Shikoni në videon e plasuar, se si kalojnë matanë lumit këto makina të mëdha transportuese. /Telegrafi/