LAJMI I FUNDIT:

Lexus e prezanton modelin e shumëpritur UX (Foto)

Lexus e prezanton modelin e shumëpritur UX (Foto)

Pjesa jugore e Francës, e njohur për bukuritë e saj, është bërë destinacion turistik i vizitorëve nga mbarë bota, si dhe shtëpi e prodhuesit të veturave Lexus.

Kompania ka lansuar disa fotografi që e shfaqin modelin UX – një veturë e jashtëzakonshme që duket sikur ishte inspiruar nga terreni i thepisur së bazës së kompanisë, transmeton Telegrafi.


Entuziastët e kanë pritur me padurim publikimin e këtij modeli dhe kanë mbetur gojëhapur kur e kanë parë në Paris Motor Show.

Grilli gjigant dhe pjesët e fryra sipër dritave të përparme, janë ato që bien në sy më së shumti, ndërsa pjesët anësore janë shumë të lakuara.

Xhami është mjaftë i madh dhe arrin sipër kokës së shoferit, kurse në pjesën e pasme është një dritare relativisht e vogël.

Derisa dyert e para hapen në mënyrë normale, të dytat kanë sistem tjetër dhe japin më shumë vend për lëvizje.

Ulëset janë të punuara në mënyrë të veçantë dhe pretendohet se i japin shfrytëzuesit më shumë komoditet. /Telegrafi/

Lexus prezanton modelin e shumëpritur UX foto 2

Lexus prezanton modelin e shumëpritur UX foto 3

Lexus prezanton modelin e shumëpritur UX foto 4

Lexus prezanton modelin e shumëpritur UX foto 5

Lexus prezanton modelin e shumëpritur UX foto 6

Lexus prezanton modelin e shumëpritur UX foto 7

Lexus prezanton modelin e shumëpritur UX foto 8

Lexus prezanton modelin e shumëpritur UX foto 10