LAJMI I FUNDIT:

LG prezanton modelin ultrabook me 15.6 inç

LG prezanton modelin ultrabook me 15.6 inç

Me ndihmën e disa bukurosheve në foto, LG ka prezantuar modelin e ri të laptopit të saj të ri të kategorisë ultrabook, të cilin e ka bazuar në Windows 8.

Modeli i ri i pajisjes së koduar si U560 posedon ekranin me diagonale prej 15.6 inç, ndërfaqen IPS me 1080p, për shikim të shumë këndeve me ngjyra më të bukura.


Ekspertët thonë se modeli i ri i laptopit të LG është si alternativë e mirë për laptopin e rivalit Apple, MacBook Pro me ndërfaqe Retina dhe madhësi të ekranit prej 15.4 inç.

Përveç tjerash, U560 do të vijë edhe me gjeneratën e tretë të procesorit Core i5 3337U ‘Ivy Bridge,’ si dhe grafikën e paketuar nga Nvidia GeForce për punë në CAD apo lojëra në 3D.

Me gjithë performancat interesante, mbetet të shihet nëse ky model i laptopit të LG’së do të arrijë të “rrëmbejë” shitjet e rivalit nga Apple. / Telegrafi /