LAJMI I FUNDIT:

Librazhd, plagos vëllanë, më pas vetëvritet

Librazhd, plagos vëllanë, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Librazhdit. Shtetasi Ilmi Mekshi i ka dhënë fund jetës pasi ka plagosur të vëllanë.

Mësohet se dy vëllezërit janë grindur pasi Ilmiu ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur. Në nerva e sipër ai ka qëlluar të vëllanë P. Mekshi me çifte, ndërsa më pas ka vrarë edhe veten, raporton BalkanWeb.

P.Mekshi është plagosur nga të shtënat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/