LAJMI I FUNDIT:

Lichtsteiner: Juve nuk është në krizë

Lichtsteiner: Juve nuk është në krizë

Stephan Lichtsteiner thotë se Juventusi nuk është në krizë pavarësisht paraqitjeve të dobëta pas pauzës dimërore.

Kampionët e Serie A u mposhtën 2-1 nga Sampdoria dy javë më parë dhe u ndaluan me barazim 1-1 nga Parma vikendin që kaloi, por zvicerani nuk mendon se Bianconerët kalojnë nëpër ndonjë krizë.

“Ne u lënduam në disfatën në shtëpi nga Sampdopria dhe lejuam Parmën të rikthehet në lojë gjatë të dielës. Por absolutisht nuk ka nevojë të flitet për krizë”.

“Ne kemi humbur pesë pikë nga gjashtë, por po ashtu kemi pasur një periudhë të ngjashme edhe vitin e kaluar”, ka thënë Lichtsteiner për Sky Sport Italia.

Këtë vikend Juventusi ka një ndeshje tjetër të vështirë, përballë Udineses, që zhvillohet të shtunën në mbrëmje (20:45). /Telegrafi/