LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e çiftit shqiptar me sulmin në Nicë (Video)

Lidhja e çiftit shqiptar me sulmin në Nicë (Video)

Dy shqiptarë emrat e të cilëve nuk dihen ende, janë arrestuar në Nice të Francës, të dyshuar për lidhje të mundshme me terroristin i cili shkaktoi mbi 80 të vdekur.

Shqiptarët janë çift bashkëshortor dhe sipas medieve franceze, ata i kanë siguruar armë tunizianit i cili shkaktoi tragjedinë.


Lajmin për çiftin shqiptar e kanë pothuajse të gjitha mediat në Francë, por fillimisht ishte rrjeti francez medial, BMF TV, ai i cili pohoi se burri dhe gruaja shqiptare ia kishin siguruar Mohamed Lahouaiej Bouhlelit, pistoletën automatike 7.65 mm, me të cilën ai shtiu mbi Policinë, para se ata ta qëllonin atë për vdekje.

Pos çiftit, janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, mbi të cilët ekziston dyshimi se kanë lidhje me sulmin në Nicë. Bashkë me ta, në arrest gjendet edhe vetë gruaja e sulmuesit.

Deri në momentin e incidentit, Buhlel ishte i panjohur për autoritet e inteligjencës franceze, por presidenti i vendit, François Holland, ka kërkuar nga hetuesit që të vërtetojnë nëse sulmuesi me origjinë nga Tunizia kishte lidhje me grupet ekstremiste.

Ai ka angazhuar 12 rezervistë të policisë, për të rritur sigurinë në Francë. Ndërkohë, një burim i afërt me hetimin i ka thënë agjencisë së lajmeve franceze të lajmeve AFP se vrasësi e kishte vizituar zonën në dy ditët e mëparshme për t’u përgatitur për sulmin.

Lidhur me këto dyshime, i ashtuquajturi Shteti Islamik, ka thënë se sulmuesi ishte duke vepruar në përgjigje të thirrjeve të tyre për të qëlluar civilët në vendet që janë pjesë e koalicionit anti-ISIS. Më shumë se 80 njerëz mbetën të vdekur nga sulmi në Francë.

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori