LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e historianëve “Ali Hadri” reagon ndaj Stojanoviqit për Manastirin e Deçanit

Lidhja e historianëve “Ali Hadri” reagon ndaj Stojanoviqit për Manastirin e Deçanit

Deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës Branimir Stojanoviq, në lidhje me kundërshtimet që po bëhet në Deçan kundër Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, ka nxitur reagimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Sipas historianëve, janë të papranueshme dhe janë një precedent i ri, duke përkrahur kërkesat megalomane të drejtuesve të Manastirit të Deçanit, se gjoja Manastiri i Deçanit po humbë shumë tokë me këtë vendim të Kushtetueses.


“I kujtojmë Zëvendëskryeministrit Stojanoviç, se me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, po tentohet që dhunshëm të i falët prona publike e Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” si dhe disa prona të tjera private të Manastirit të Deçanit, gjithnjë duke u thirrur në vendime anti kushtetuese me rendin ri juridik në Kosovë”, thuhet në reagim.

Sipas Lidhjes së Historianëve, i gjithë ky proces juridik ka ardhur si pasojë e vendimit të vitit 1993 dhe kontratës për falje të miratuara nga Kuvendi i Serbisë me 1997.

“Në vendimin apo kontratën për falje të vitit 1997, ndër të tjera thuhet se këto prona do të bartà «n në pronësi të Manastirit të Deçanit kur të krijohen kushtet e nevojshme ligjore. Atëherë Zëvendëskryeministër Stojanoviçm rrjedhë pyetja : A nuk kishte mundësi që Komuna e Deçanit në periudhën 1990-1999, të e bartë pronën në pronësi të Manastirit, kur librat kadastral dhe gjithë dokumentacioni ka qenë në posedim të zyrtarëve serb?”, pyesin hisotrianët.

Historianët e Lidhjes “Ali Hadri”, kërkojnë që zëvendëskryeministri Stojanoviq të distancohet nga deklarata e tij sepse pohimi i tij se ka ende parcela që kërkon Manastiri, janë hapje e kutisë se pandorës në Deçan.

“Manastiri i Deçanit, as në kohën e para vitit 1999, e as në kohën e Federatës se Jugosllavisë, por as edhe në kohën e Jugosllavisë se vjetër, nuk ka pasur në pronësi rreth 50 hektarët që i ka aktualisht në Deçan, tani disa hektarë tokë në Hoqe të Madhe, si dhe as këta 23 hektar pronë të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” që po tenton dhunshëm me i marrë”, thuhet tutje.

Po ashtu, sipas historianëve, pohimi i zëvendëskryeministri Stojanoviq se organizimet demonstruese në Deçan, janë për të nxitur destabilizim nuk qëndrojnë.

“I kujtoj Stojanoviçit se në traditën historike dhe zakonore Manastiri i Deçanit i takon shqiptarëve të Deçanit. Ai është monument kulti i ndërtuar nga veta banorët vendas, gjegjësisht nga Fra Vita Kuçi nga Kotorri dhe është ndërtuar në pronat e deçanasit Hakë Kuçi. Në këtë Manastir, i cili ju takon shqiptarëve, deri në kohën e okupimit nga Stefan Dushani, i cili në këto pjesë ka ardhur si pushtuese, i cili ka pushtuar e përvetësuar gjithçka çka ka gjetur të popullsisë vendas respektivisht të shqiptarëve ortodoks. I kujtojmë Stojanoviçit dhe gjithë opinionit se askush nuk është kundër Manastirit të Deçanit, sepse në fund të fundit, mbi 500 vjet e kemi ruajt, jemi vra për te, sepse ka qenë, është dhe do të jetë i joni. Unë por edhe të gjithë deçanasit e kundërshtojmë politiken anti shqiptarë të Igumenit Janjiç. Kërkoj që Zëvendëskryeministrit dhe Igumeni, të mos e provokojnë situatën në Deçan. Deklaratat e tyre nuk i shërbejnë interesit të përgjithshëm dhe as klimës se tolerancës ndër etnike në Deçan në njërën anë dhe në Kosovë në anën tjetër. Ka përfunduar koha e feudeve mesjetare. Në fund theksoj se në Kosovë janë të pa zbatueshme vendimet e kohës se masave të dhunshme dhe të gjitha vendimet e tjera diskriminuese ndaj popullit shqiptar të nxjerra në kohën e Millosheviçit”, thuhet në fund.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori