LAJMI I FUNDIT:

Lidhjet e filozofisë orientale me shpretkën

Lidhjet e filozofisë orientale me shpretkën

Sipas filozofisë orientale, çdo organ i trupit ka një shpirt të vetin, që mund ta bëjë të funksionojë si duhet apo ta kushtëzojë në mbarëvajtjen e tij.

Të gjithëve na ka ndodhur që kur sforcohemi në mënyrë të menjëhershme, pas një vrapi, etj, të ndjejmë një dhimbje pranë stomakut. Është shpretka. Një organ i vogël, nën diafragmë, pranë pankreasit dhe stomakut që luan një funksion të madh: transportimin e energjisë që përftojmë nga ushqimi, tek organet tona jetësore.


Pse shkaktohet?

Një nga hipotezat e cilësuara si më të pranueshme, është se kjo dhimbje shkaktohet ngaqë ata që duhet të marrin energjinë kur sforcohemi fizikisht, janë muskujt. Në një moment të tillë, shpretkës i duhet të kontraktohet për të futur në qarkullim një numër më të madh rruazash të kuqe gjaku.

Funksionet kryesore të shpretkës:

– Pastron gjakun nga rruazat e kuqe “të plakura”
– Filtron gjakun dhe prodhon antitrupa dhe limfocite, të domosdoshme për sistemin tonë imunitar
– Kontrollon praninë e agjentëve patogjenë

Shpretka është shumë e ndjeshme ndaj gabimeve që bëjmë në të ushqyer. Një dietë e gabuar, sheqer i tepërt dhe bulmetra me shumicë, e bëjnë shpretkën “të vuajë” dhe na bën ne të vuajmë mosfunksionimin e duhur të saj.

woman-in-white-with-stomach-pain

Si të kuptoni sinjalet:

• Ndihesh bosh dhe e zbrazur nga çdo lloj energjie
• Kohët e fundit, ke shpesh dhimbje koke
• Këmbët i ndjen të rënda, sidomos nëse ky është një shqetësim i hershëm
• Lëkura, ndryshe nga më parë, ka një nuancë në të verdhë edhe pse mund të kesh marrë ngjyrë nën rrezet e diellit.
• Je me pushime, analizon çdo situate e detaj, pa arritur në përfundime të vlefshme
• Je më e fiksuar se zakonisht edhe pas gjërave më të kota
• Ndihesh e frustruar dhe nuk di si të dalësh nga kjo gjendje

Çfarë e dëmton shpretkën:

– Sheqeri i tepërt e sidomos ëmbëlsirat
– Qumështi dhe derivatet e tij
– Ushqimet e ftohta e me shumë yndyrë

Në verë:

– Jo bulmetra. E lodhin shpretkën dhe “të vjedhin” energjinë
– “Po” çajit të gjelbër
– “Po” pjeprit
– “Po” shëtitjeve përgjatë bregut
– “Jo” aktivitetit intensiv fizik

Sipas ekspertëve, një shëtitje përgjatë bregut të detit, liqenit apo lumit, të ndihmon të qetësohesh e të qartësosh mendimet. Është efekti që krijon vizualizimi i një hapësire ujore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori