Katër tradita që mund t’i thyeni

6:00 / 27.03.2013

Kur është puna për propozimin e martesës, edhe femrat, edhe meshkujt pajtohen se është mashkulli ai që duhet të propozojë. Megjithatë, ka shumë zakone të tjera, të cilat janë shndërruar në rregulla, por të cilat jo domosdoshmërisht janë të duhura.

Ja disa tradita që mund t'i thyeni dhe ta bëni femrën e ëndrrave për vete:

1. Rregulla 3-ditore
Mos e aplikoni këtë rregull ‘të marrë’ të telefonatave. Kjo i takon së kaluarës dhe në kohën e rrjeteve sociale, telefonisë dhe mesazheve, nuk gjen aplikim kurrsesi. Rregulla e re: Telefonojeni kur të ndiheni sikur doni ta bëni këtë.

2. Gjithnjë paguani ju
Ju duhet të jeni definitivisht ai që paguan në takimet e para, por më vonë kjo nuk është e detyrueshme. Pa marrë parasysh qëndrimin tuaj në lidhje me këtë, të paktën shikoni nëse ajo ofrohet për të paguar. Nëse e lejoni apo jo, është çështje tjetër, por kjo sigurisht se do të thotë që ajo është e pavarur.

3. Takimi për darkë
Duhet t'i ndryshojmë takimet që janë takime në darkë/drekë/kafe. Pse? Sepse janë shumë formale dhe të mërzitshme. Takimi i parë duhet të jetë sa më i thjeshtë dhe në shëtitje për shembull, në mënyrë që ju të mundoheni ta njihni dhe jo ta shikoni tërë kohën trupin e saj.

4. Mos flisni për para
Kjo rregull duhet thyer gjithsesi. Në takimet e para jo, por më vonë është e domosdoshme që të flisni për paratë dhe gjendjen tuaj ekonomike, në mënyrë të sinqertë, para se ta filloni një lidhje afatgjate.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.