5 veprime që tregojnë se mashkulli nuk është i sinqertë

9:33 / 16.07.2013

Mjaft shpesh lëvizjet flasin më shumë se fjalët. Ekzistojnë shenja të sigurta, por edhe të thjeshta, të cilat tregojnë për josinqeritetin e tij, ndërkaq këto janë shenjat më të shpeshta të cilat më së lehti zbulojnë josinqeritetin.

Largimi i shikimit
Kjo është mënyra e sigurt që të dini se diçka po ndodh dhe që diçka nuk është në rregull me tregimin të cilin jua ka thënë. Nëse do të jetë i sinqertë, nuk do të frikësohej që t’ju shikojë drejtpërdrejt në sy.

Nuk mund të përsërisë atë që jua ka thënë
Nëse dyshoni në sinqeritetin e tij, thjesht, që ditën e nesërme apo pas pak ditësh kërkoni që t’ju tregojë sërish (p.sh. le ta ritregojë daljen me shoqërinë, në të cilën ju nuk keni qenë).

Mban duart në xhepa derisa flet
Mbajtja e duarve në xhepa do të thotë që diçka po fsheh. Gjithashtu, nëse luhatet para-prapa, edhe kjo është një shenjë që nuk po ta thotë të vërtetën.

I pavendosur para se të japë përgjigjen
Është tregues i rëndësishëm që nuk po jua thotë të vërtetën, pa marrë parasysh se ka pasur justifikim të mirë. Mbajeni në mend që pavendosmëria kurrë nuk është shenjë e mirë.

Shqetësimi
A luan me unazën të cilën e ka në dorë? Kinse është i zënë rreth rregullimit të thonjve? A i rregullon shpesh flokët me gishtërinj apo mban dorën në mjekër? Të gjitha që u përmendën janë shenja shqetësimi dhe nervozizmi, të cilat tregojnë se ai nuk është i sinqertë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.