A e keni përjetuar orgazmën në këtë mënyrë?

0:23 / 23.09.2012
A keni dëgjuar për orgazmën nëpërmjet stimulimit të gjinjve. Disa hulumtime tregojnë që stimulimi i gjinjve aktivizon të njëjtin vend në tru si edhe te stimulimi i rajonit gjenital, andaj mu për këtë është e mundshme që femra të përjetojë orgazmën vetëm duke lozur me thimthat e gjinjve.

Gjinjtë gjatë kohës së eksitimit mund të zmadhohen madje edhe 25 për qind, ndërkaq për shkak të ndjenjës së eksitimit janë të ndjeshëm dhe reagojnë fuqishëm gjatë stimulimit. Stimulimi i thimthave të gjinjve zgjon të njëjtët receptorë në tru si edhe me rastin e stimulimit të klitorisit dhe të vagjinës.
Hulumtimi i botuar në revistën Sexual Medicine paraqet disa konkluzione mbi orgazmën nëpërmjet gjinjve. Në këtë hulumtim femrat kanë kaluar nëpërmjet rezonancës magnetike dhe kanë mundur të zgjedhin midis stimulimit të vagjinës, klitorisit, apo thimthave. Pjesa e zgjedhur e trupit është dashur të stimulohej 30 sekonda dhe pastaj, pas një pauze, stimulimin ta përsërisin edhe me pikat e tjera.
Te stimulimi i thimthave është dashur që në mënyrë ritmike të stimulohen nga 30 sekonda edhe me dorën tjetër. Hulumtimi ka zbuluar edhe që stimulimi i thimthave aktivizon të njëjtën pjesë në tru si edhe te stimulimi i pjesëve gjenitale të trupit të femrës. Prandaj, nuk është për t’u habitur që shumicës së femrave eksitim të veçantë i shkakton stimulimi i thimthave dhe në atë mënyrë mund të përjetojnë orgazmën.
Dr. Xhenifer Vajder ka thënë për Huffington Post që thimthat gjatë kohës së eksitimit ndryshojnë ngjyrën nga e shndritshmja në të errët, sepse gjaku më shpejt qarkullon nëpër trup, prandaj për këtë arsye ndryshon edhe ngjyra. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
23:09 / 20.05.2013
Rod Stewart, Foto: PCN

Stewart kthehet në krye të top-listave

Rokeri legjendar, Rod Stewart, është kthyer në maje të top-listave britanike me albumin e ri me titull “Time”.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.