A fshihet tradhtia diku thellë në shpirtin tuaj?

9:38 / 19.01.2013

Cilët janë treguesit kryesorë që diku thellë në shpirtin tuaj ekziston apo fshihet një ndjenjë e cila ju shtyn në tradhti?

Ndjenja e zbrazëtirës emocionale dhe e vetmisë në lidhje shpeshherë janë arsyet më të mëdha që shtyjnë femrat në tradhti. Ja disa shenja që tregojnë se kur një femër e palumtur do të kërkojë prehje në kraharorin e një mashkulli tjetër.

Ju mungojnë bisedat intime
Edhe pse ndoshta përditë diskutoni me partnerin për punën, obligimet shtëpiake, më të nevojshme janë bisedat e thella për gjërat personale si qëllimet në jetë, ndjenjat, ëndrrat për të ardhmen. Mungesa e këtij lloji të intimitetit shkatërron stabilitetin e lidhjes, duke ju shtyrë që atë që keni nevojë ta kërkoni diku tjetër.

Bëni jetë të ndarë
Edhe pse në fillim të lidhjes apo martesës ishit në të njëjtën rrugë, rrugët tuaja ndoshta janë ndarë kështu që mendoni se me partnerin nuk keni asgjë të përbashkët. Nëse gjithnjë e më tepër kohë kaloni me miqtë tuaj në vend se të jeni me partnerin, kjo është shenja se jeni larguar dhe t'i ktheheni njëri-tjetrit.

Hakmarrja mund të jetë e ëmbël
Nëse partnerin e keni kapur në flagrancë, duke ju tradhtuar, natyrisht se do të ndiheni të refuzuar, të lënduar dhe të zemëruar. Shpeshherë femrat tradhtojnë nga hakmarrja për të amortizuar ndjenjat që e kanë quar atë në tradhti.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.