A jeni të gatshëm për një jetë të përbashkët?

0:25 / 21.11.2012
Lidhur me jetën e përbashkët duhet menduar mirë dhe ky assesi nuk guxon të jetë një vendim i ngutur. Disa çifte jeta e përbashkët e krahasojnë me martesë dhe një hap i tillë mund të ketë efekt shumë frikësues...

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos nguteni, por disa shenja të caktuara mund të ju ndihmojnë që të kuptoni se a ka ardhur apo jo koha për jetë të përbashkët.

Jeni bashkë për çdo mbrëmje
Fakti që përpiqeni që ta përfundoni mbrëmjen së bashku, është shenjë se i përkushtoheni njëri-tjetrit. Jeta e përbashkët nuk do të thotë vetëm fjetje në të njëjtin shtrat, por një gjë e tillë është megjithatë një fillim i mirë.

Investimi i përbashkët
Investimi i përbashkët, për shembull në aparate shtëpiake, mund të jetë një test i vërtetë për lidhjen. Ky mund të jetë një fillim i mirë i cili do të ju ndihmojë të shihni nëse me të vërtetë jeni të gatshëm t'i ndani të gjitha gjërat përgjysmë.

Bisedoni për obligime
Bisedoni me partnerin dhe mësoni se cili është qëndrimi i tij ndaj kësaj. Bisedoni lidhur me ndarjen e obligimeve financiare dhe punëve shtëpiake para se të vendosni që ta merrni një hap të tillë.

Respektoni mendimet reciproke
Fakti që jetoni nën një kulm të njëjtë do të thotë se duhet që njëjtë të merrni pjesë në vendime si të rëndësishme ashtu edhe të parëndësishme. Ia jepni partnerit mundësinë që të shprehë mendimin dhe respektojeni një gjë të tillë. Por, duhet të keni kujdes që të mos bëheni të varur nga partneri. Fakti që jetoni bashkë nuk do të thotë se duhet të shpërfillni miqtë tuaj.

I ofroni hapësirë njëri-tjetrit
Në rast të grindjes duhet t'i ofroni njëri-tjetrit hapësirë...Tërhiquni në dhomë dhe përpiquni që të qetësoheni. Mosmarrëveshjet është më së miri të zgjidhen me gjakftohtësi, sepse në momentin e grindjes mund të thoni edhe gjëra të cilat nuk i mendoni në të vërtetë.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
20:06 / 22.05.2013
Justin Bieber

Justin Bieber t’i padisë mysafirët e tij?

Justin Bieber do të kërkojë dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh nëse ndonjë prej mysafirëve të tij të ftuar në f...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.