Amerikanët ende besojnë në dashuri në shikim të parë

13:29 / 16.01.2013
Pesëdhjetë e gjashtë për qind e amerikanëve besojnë në dashuri në shikim të parë, ndërsa kjo përqindje është më e madhe tek të anketuarit që janë në martesë ose lidhje.

Për amerikanët dashuria në shikim të parë është ende reale, ka treguar hulumtimi i CBS-së në bashkëpunim me 'Vanity Fair". Madje 56 për qind e tyre besojnë në këtë formë të dashurisë, ndërsa kurrë nuk lexojnë e-mailat e partnerëve të tyre dhe besojnë që seksi i mirë është shumë i rëndësishëm për lidhje kualitative dhe të suksesshme.

Siç kanë treguar rezultatet e hulumtimit në 1100 të anketuar të rritur, vetëm 17 për qind të tyre kontrollojnë e-mailat e partnerit ose partneres, kështu që gjithçka që shikojmë në filmat amerikan, dhe që nganjëherë na duken edhe qesharake, ekzistojnë me të vërtetë. Njëkohësisht, më së shpeshti grinden rreth përzgjedhjes së programit televiziv, madje më shpesh se për shkak të punëve të shtëpisë.

Është thyer edhe miti për vjehrrat dhe nuset sepse tre të katërtat e të anketuarve kanë deklaruar që merren vesh mirë me anëtarët e familjes së partnerit.

Ndoshta do të duket e çuditshme, por 45 për qind e tyre ende besojnë që është e hijshme të kërkohet dora e partnere s së vet nga babai i saj, ndërsa pavarësisht pikëpamjeve liberale në botë, amerikanët janë shumë konservativ ndaj lidhjeve të hapura. Gati gjysma e të anketuarve lidhjen e tillë e konsideron të gabuar, ndërsa madje një e katërta mëkat.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.