Argëtohuni duke ushtruar

16:10 / 25.07.2012
A dëshironi ta shfrytëzoni kohën e ngrohtë dhe të ushtroni në vend të hapur? Ju sjellim aktivitetet që do t'ju bëjnë të ndiheni mirë dhe të dukeni shkëlqyeshëm.

Surfimi
Përparësitë e surfimit janë të shumta. Ndihmon te forcimi i pjesës së sipërme dhe të poshtme të trupit, përshpejton fleksibilitetin dhe mbajtjen e ekuilibrit, ndërsa notimi konstant për t'u ngjitur në dallgë është ushtrim i shkëlqyeshëm aerob. Ekspertët theksojnë se si surfimi është i shkëlqyeshëm për pamjen fizike, por edhe për shëndetin psikik.

Surfimi kërkon nivel të caktuar të koncentrimit për t'u ngjitur në dallgën e ardhshme, ndërsa kur e bëni këtë, kaploheni nga ndjenja e lumturisë. Jeni të koncentruar pikërisht në atë moment dhe çdo gjë tjetër bëhet e parëndësishme! E keqja e vetme e surfimit është që nuk mund të aplikohet në trevat tona sepse ka shumë pak vende ku mund të ketë dallgë gjigante.

Çiklizmi
Vozitja me biçikletë vepron në mënyrë të shkëlqyeshme në krijimin e formave të bukura të këmbëve, vitheve, barkut dhe shpinës. Çiklizmi për dallim nga vrapimi, nuk paraqet ngarkim të madh për nyjat, për çka është më i sigurt. Çiklizmi është po ashtu i shkëlqyeshëm për shëndetin psikik. Me një hulumtim është përcaktuar që personat që vozisin biçikletë çdo ditë rreth 20 minuta dukshëm më rrallë ndjejnë ankthin dhe depresionin.

Noti
Noti vë në lëvizje çdo pjesë të trupit, përmirëson shëndetin e sistemit kardiovaskular, fleksibilitetin, forcon trupin dhe rrit qëndrueshmërinë. Për dallim nga ‘ushtrimet në të thatë’, me not do të jeni të detyruar të ushtroni tërë trupin. Kështu, për shembull përdorni muskujt e barkut derisa të dëshironi të stabilizoheni në ujë. Veçanërisht preferohet nëse keni pasur ndonjë dëmtim ose keni lënduar nyjat. Madje edhe kur nuk mund të notoni, vetëm lëvizja në ujë do të ndihmojë shumë.

Gjuajtja e frizbit
Gjuajt ja e frizbit është e thjeshtë, realizohet lehtë dhe argëtuese. Krejt çka ju duhet është shoqëria, livadhi dhe frizbi.

Vrapimi pas frizbit, gjuajtja dhe kërcimi janë një aktivitet i shkëlqyeshëm aerob. Po ashtu, gjuajtjen e frizbit zakonisht e përcjellin shumë të qeshura, çka është trening i shkëlqyeshëm për muskujt e barkut.

Bjeshkataria
Përcillni shtegun lokal të malit për t'u argëtuar ose për t'i mundësuar vetes aktivitet të thjeshtë, dhe të këndshëm. Shkoni në male me miqtë. Ajri malor do t'u bëjë mirë gjatë verës, ndërsa rrugët e malit do t'i sjellin dobi shëndetit dhe pamjes.

Hulahopi
Kjo nuk është argëtuese vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit.

Hula Hop është ushtrim aerob i shkëlqyeshëm për dobësim dhe forcimin e zonës së barkut, ijëve, vitheve, kofshëve, belit dhe pjesës së poshtme të shpinës. Mund të bëhet në hapësirë të mbyllur, por edhe jashtë në ajër të freskët

Futbolli
Futbolli është ushtrim aerob i cili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e sistemit kardiovaskular. Zemra juaj do të jetë më e shëndetshme, trupi më i fortë, ndërsa ju të rraskapitur, por edhe të kënaqur.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
12:58 / 23.05.2013

Gili, e kënaqur me këngën e re

Gili është shprehur e kënaqur me suksesin që po shijon videoprojekti i saj rikthyes në skenë, “Shpejt Festove”.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.