Arra dhe gështenja, burim mikroelementesh

1:47 / 22.12.2011
Arra dhe gështenja janë produkte ushqyese, burim mikroelementesh, që janë të dobishme për shëndetin, pasi mund të parandalojnë shumë sëmundje...

Kërkimet kanë vërtetuar se ajo zvogëlon kolesterinën e përgjithshme dhe të ‘keqe’, duke mbrojtur organizmin nga sëmundjet kardiake dhe nga infarkti.

Ajo është një burim i shkëlqyer yndyre dhe i vetmi fryt i thatë që përmban përqindje të madhe të acideve yndyrore omega-3 (40 g janë të mjaftueshme që të mbulojnë nevojat e përditshme).

Por, përveçse është burim yndyrash të dobishme, ajo është edhe burim proteinash dhe indesh bimore. Në fund, arra është e pasur me lëndë antioksiduese që të mbrojnë nga kanceri dhe sëmundjet kronike.

Vlerat ushqyese në 40 gramë:
Kalori: 278,
Sheqerna: 5,8 g,
Proteina: 6 g,
Yndyra: 27 g (87% e kalorive të përgjithshme)

Gështenja ka pak kalori dhe nuk përmban kolesterinë. Edhe pse është një fryt i thatë, ajo ka shumë pak yndyrë dhe pjesa e brendshme e saj është e butë dhe niseshtore, me përqindjen më të lartë të kalorive që vijnë nga sheqernat.

Ashtu si edhe frutat e tjera, është burim mikroelementesh, që janë të dobishme për shëndetin, pasi mund të parandalojnë shumë sëmundje. Gjithashtu, është e pasur me vitaminë E, vitaminë B3, kalium dhe inde bimore. Sheqernat dhe indet bimore thithen ngadalë duke i dhëne kështu energji organizmit.

Gështenjat konsumohen kryesisht të pjekura dhe kanë një shije të lehtë të ëmbël.

Vlerat ushqyese në 40 gramë:
Kalori: 104,
Sheqerna: 22g,
Proteina: 1,35 g,
Yndyra: 0,9 g, (7% e kalorive të përgjithshme).

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing
Video
 
 
Magazina
11:31 / 17.05.2012
50 Cent

50 Cent shtrohet në spital

50 Cent ka postuar një foto të vetes të shtrirë në krevat në një spital dhe së rrethuar nga kukullat, pasi raportohet s...
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.