Arsyet më të shpeshta pse seksi mund ta dëmtojë martesën tuaj

8:56 / 7.02.2013
Rutina në shtrat, evitimi i seksit dhe lodhja kronike mund ta shkatërrojnë martesën. Partnerët largohen nga njëri-tjetri, duke shkuar në shtrat të huaj për të plotësuar nevojat e veta.

Mos të jetë seksi si ndëshkim!
Nëse e mendoni seksin si mjet për ta ndëshkuar partnerin, atëherë kjo mund të lërë pasoja të mëdha në lidhjen tuaj. Po ashtu, i gabueshëm është edhe seksi si shpërblim, sepse kështu vetëm sa e nënvlerësoni partnerin.

Martesa pa seks
Gati 15% e çifteve nuk kanë bërë seks më shumë se një vit, tregojnë anketat. Në një rast të tillë ekzistojnë dy opsione: ose martesa është shndërruar në një lidhje platonike, ose çifti ka vendosur që të mos ndahet për hatër të fëmijëve, apo anës financiare.

Lodhja, fajtor për një jetë të keqe seksuale
Mungesa e kohës për seks mund ta rrezikojë martesën, nëse një gjë e tillë bëhet e përhershme. Mund të vendosni që, psh, të premten mbrëma, t'ia dedikoni vetëm vetes suaj.

Vartësia nga filmat pornografikë
Filmat e këtillë mund t'i ngjallin epshet, por vetëm nëse për këtë gjë pajtohen të dy partnerët. Vartësia nga filmat pornografikë lidhet me distancën emocionale, prandaj një gjendje e tillë kërkon ndihmë profesionale.

Tradhtia
Njëri ndër vrasësit më të shpeshtë të jetës bashkëshortore është tradhtia. Mungesa e seksit, lidhjes emocionale, apo lodhja janë shkaktarët më të shpeshtë të tradhtisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
9:28 / 24.05.2013
Leona Lewis

Leona Lewis e interesuar në astrologji

Këngëtarja britanike, Leona Lewis, fascinohej nga astrologjia kur ajo ishte e re dhe gjithmonë ëndërroi që të shkonte n...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
9:29 / 24.05.2013

Bie niveli i papunësisë në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), numri i personave që kanë bërë kërkesë për asistencën e papunësisë u pa...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.