Arsyet për të cilat femrat janë të gatshme të tradhtojnë

7:25 / 28.12.2012
Tradhtia në rastet më të shpeshta sjell deri te thyerja e partnerëve. Për të shmangur këtë situatë ekzistojnë rregulla dhe arsye për të cilat femrat vendosin të tradhtojnë.

Mungesa e vëmendjes
Kjo është arsyeja kryesore dhe më e shpeshtë pse tradhtojnë femrat. Nëse femra ndjen se partneri nuk i dhuron vëmendjen e duhur asaj do t'i pëlqejë gjesti apo komplimenti i një mashkulli tjetër, që në të shumtën e rasteve edhe ndikon në dhurimin e zemrës atij personi.
Zgjidhja: Një situatë si kjo mund të zgjidhet. Është shumë me rëndësi që personit që dashuroni së paku njëherë në javë t'i dhuroni pak vëmendje dhe ndonjë fjalë të bukur për t'ia rikujtuar se e dashuroni.

Mungesa e komunikimit
Për femrat komunikimi është shumë i rëndësishëm dhe në bazë të saj ato mund të vinë në përfundim nëse lidhja është stabile apo jo. Nëse femra e ndjen se partneri e injoron dhe nuk ka kurrfarë nevoja për ta ndarë përvojën midis tyre, qëndrimet apo situatat, femra gradualisht do të gjendet me dikë tjetër në një vend tjetër.
Zgjidhja: Nëse partneri nuk pëlqen bisedat e gjata atëherë shfrytëzoni kohën gjatë darkës apo para gjumit për ta komentuar ditën. Kjo është më së paku ajo që mund ta bëni

Jeta seksuale
Edhe pse kjo për femrat nuk është arsyeja kryesore për tradhti. nuk do të thotë se kënaqësia në shtrat nuk luan rolin e vet. Seksi i rregullt dhe një partner i vëmendshëm është ëndërr e secilit partner.
Zgjidhja: Së paku njëherë në muaj bëni dashuri, gjatë dhe në mënyrë romantike.

Hakmarrja
Hulumtimet kanë treguar se femrat në të tridhjetat janë në majën seksuale kështu që edhe tradhtojnë më shumë gjatë kësaj periudhe kohore. Femra e lënduar dhe e tradhtuar është e gatshme për hakmarrje, përkatësisht në tradhti.
Zgjidhja: Arsyeja më e shpeshtë e hakmarrjes është tradhtia si përgjigje ndaj tradhtisë së partnerit që për asnjë moment nuk dërgon në një përfundim të lumtur.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
19:33 / 24.05.2013
Rezarta Shkurta

Rezarta e krahason Dafinën me Rita Orën

Rezarta Shkurta e admiron aq shumë Dafina Zeqirin dhe “talentin e saj” sa e krahason atë me Rita Orën.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.