Aspekti psikologjik i dermatologjisë kozmetike

0:33 / 20.10.2011
Për mirë apo për keq, pamja ka rëndësi në shoqërinë tonë. Ka rëndësi për vëzhguesin dhe të vëzhguarin. Qenia njerëzore është e shqetësuar me çështjen e pamjes së tyre dhe të të tjerëve, sidomos për pamjen e një partneri të ardhshëm...

Farmacist Krenar Dobroshi
M. Sci. Kozmetologji

Bukuria dhe mendja
Interesimi në pamje ka rëndësi aq sa të krijojë një industri bukurie multimilardshe me reklamat e saj shoqëruese dhe fitimprurëse. Pamja gjithashtu ka rëndësi aq sa ti çoj miliona njerëz çdo vit në duart e dermatologëve dhe kirurgëve plastikë për të kërkuar përmirësim kozmetik, si dhe ndryshime tjera të trupit nga specialistët jomjekësor.

Por, duhet të kuptohet se pamja nuk është gjëja më e rëndësishme. Për ata që nuk kanë probleme me të pamurit, pamja është qendrore në përshtypjen e parë që i bënë botës. Ajo që ka rëndësi më shumë, megjithatë, është karakteri, si dhe zgjedhjet e jetës dhe veprimet që njëri bën. Pamja është qartazi një pjesë e vetë-respektit, por njëkohësisht është relative, ka rëndësi më tepër te disa se te të tjerët. Në të vërtetë, për shume njerëz, bukuria është e diskutueshme, shpesh edhe çështje pezmatuese.

Dermatologët kozmetikë dhe kirurgët plastikë mund të luajnë një rol të veçantë në jetën e pacientëve duke kryer procedura që japin një pamje më rinore, dhe duke edukuar pacientë në teknikat për të parandaluar plakjen, pra duke iu dhënë një rrugë shtesë pacientëve për të përmirësuar vlerësimin për vetën. Përveç kësaj, mjekët kanë një mundësi të veçantë për t’u përfshirë në ndryshime të rëndësishme në psikologjinë e pacientëve. Të ndjerit mirë e pacientëve për vetën e tyre, është pa dyshim njëra nga çështjet kryesore e preokupimit të dermatologëve kozmetikë dhe kirurgëve plastikë.

Me sa duket ka një kërkim të pashtershëm ndërkulturor për “bukuri.” Koncepti i bukurisë ka evoluar ndoshta përgjatë shekujve, si dhe përpjekjet për ta përcaktuar, ta kuptuar, ose për ta kapur atë kanë vazhduar. Realisht, kërkimi i bukurisë duket universale dhe i përjetshëm. Kur kërkesa është që të bëhen ndryshime tek bukuria e dhuruar, që duket që kërkesat nuk janë të pakta, një procedurë e tillë është mirë të lihet në duart e profesionistëve të cilët janë ekspert në fiziologjinë dhe shëndetin e zonave që do të ndryshohen.

Ndoshta është e vërtetë se “askush nuk mund të bëjë të ndjehesh inferior pa miratimin tënd”, po aq i vërtetë është fakti që pacientët i japin leje mjekut për t’i bërë ata të ndjehen superior – superior në vetën e tyre të tanishme ose thjesht me vetën e tyre të mëparshme. Specialistët duhet ta trajtojnë këtë fuqi me përgjegjësi dhe mençuri. Mjekët duhet ta dinë se ekzistojnë ndikime të panumërta në lidhje me vendimet estetike të individëve dhe të përpiqen të edukojnë pacientët të bëjnë zgjedhjet e duhura që do ta rrisin respektin për vetën e tyre dhe për ta përmirësuar cilësinë e jetës së tyre, pa shkaktuar dëm. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Marketing
Video
 
 
Magazina
11:31 / 17.05.2012
50 Cent

50 Cent shtrohet në spital

50 Cent ka postuar një foto të vetes të shtrirë në krevat në një spital dhe së rrethuar nga kukullat, pasi raportohet s...
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.