Çfarë kuptimi kanë lulet për ditën e të dashuruarve?

15:57 / 14.02.2013
Mendoni për ditën e të dashuruarve dhe të parat që ju bien në mend janë zemrat lulet dhe çokollatat.

Dikush shprehet për dashurinë, e dikush tjetër mendon më shumë për miqësinë, e në këtë mënyrë teksa vitet ikin me festime sa herë e më origjinale, ajo që mbetet është gjithmonë emocioni, që festa e Shën Valentinit përcjell me aq lehtësi. Në fund të fundit, është dashuria ajo që festohet.
Trëndafilat e kuq janë lulet klasike për këtë ditë, duke qenë gjithmonë një zgjidhje e duhur dhe e sigurt.

Gjuha e luleve
Ekziston një "gjuhë e luleve", sipas së cilës, llojet e ndryshme të luleve kanë kuptime specifike dhe simbolika të ndryshme, duke përfshirë edhe ngjyrën dhe dorën, në të cilën e mbajmë buqetën për t'i shprehur emocionet tona. Në kohën e tyre, viktorianët shkuan aq larg sa krijuan fjalorin me kuptimet që shprehin lulet që njihet si floriografi. Mënyra më e dashur për t'i shprehur emocionet për ta ishte në formë të një buqete të vogël me lule.

Disa nga kuptimet e luleve më të njohura:
• Trëndafilat e kuq: dashuri, pasion
• Trëndafilat rozë: miqësi
• Trëndafilat e bardhë: je e denjë për mua
• Trëndafilat e verdhë: falje dhe pajtim
• Trëndafilat ngjyrë pjeshke: të qëndrojmë bashkë
• Margarita: pafajësi, besueshmëri
• Gladiolat: sinqeritet
• Zambakët: besim, urtësi
• Orkidetë: madhështi
• Luledielli: devotshmëri

Lulet që nuk duhen dhuruar për Shën Valentin
Çdo lule simbolizon diçka, prandaj tregohuni të kujdesshëm me lulet që sot do t’i dhuroni personit që keni në krah.

Lulet e verdha. Janë të bukura dhe të freskëta, por ato janë simbol i tradhtisë.
Lulet me konotacion negativ. Ka disa lule që i lidhim me ngjarje jo shumë të këndshme. Krizantemat janë të bukura, por përdoren me tepër për një mort sesa për ditën e Shën Valentinit.
Lulet agresive. Lulet me gjemba për shembull duhen shmangur këtë ditë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:53 / 21.05.2013
Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Më në fund, lideri global i telefonave mobil, Samsung ka dhënë detaje për modelin e saj të ri të telefonit, Mega 6.3, t...
Ekonomi
15:41 / 21.05.2013

Bosnja e rrit interesimin për bashkëpunim me Kosovën

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka marr pjesë në takimin rajonal të bizneseve në Tiranë, ku dhe ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.