Çfarë partneri i nevojitet një femre në të gjitha fazat e saj të jetës?

9:47 / 23.12.2012
A jeni pyetur ndonjëherë pse në rini keni bërë një përzgjedhje aq të keqe të partnerëve, ndoshta do t'ju qetësojë fakti se fotografia e "mashkullit të përsosur" ndryshon me kalimin e viteve.

Hulumtimet kanë treguar se mosha juaj mund të ndikojë rreth asaj se çfarë karakteristikash dëshironi te partneri. Studimet po ashtu, kanë zbuluar se me kalimin e viteve femrat zgjedhin më shumë. Dr. Sesilia D'Feliçe, psikologe dhe eksperte, ofron këshilla dhe thotë: “Është natyrale që sa më e pjekur të jetë femra, shija e saj u përshtatet gjërave të reja”. Pra, çfarë partneri i nevojitet një femre në të gjitha fazat e saj të jetës?

Vitet: 18 - 24
Femrat e reja kërkojnë mashkullin me të cilin mund të lavdërohen para miqve. Rreth 47% e të anketuarave thonë se nuk do të argëtohej me partnerin, i cili nuk do t'u pëlqente shoqeve. Po ashtu, femrat në këtë moshë pëlqejnë meshkuj më atraktivë fizikisht dhe më shumë përcaktohen për meshkujt me ndërtim më të mirë fizik sesa vetë ato. Presin që të kenë shije të njëjtë në përzgjedhjen e filmave, librave, muzikës.

Vitet: 25-34
Me fillimin e ndërtimit të karrierës, femrat e kësaj periudhe kohore fillojnë të zgjedhin në bazë të planeve afatgjate, por edhe më tutje "bien" karshi' dukjes fizike të mashkullit. Tërheqja seksuale në këtë fazë është më e rëndësishme se kurrë. Të qenit ambicioze po ashtu është pjesë shumë e rëndësishme, ndërsa që dy të tretat e të anketuarve mendojnë se kjo është karakteristika bazë e mashkullit të dëshiruar.

Vitet: 35-44
Në periudhën kohore kur dëshirojnë të "ngulin këmbë në një vend", femrat duken më të interesuara për meshkuj më të moshuar. Rreth 73% e femrave të anketuara do të dëshironin të kenë partnerin, i cili është së paku pesë vjet më i moshuar se ajo. Vetëm 1% e femrave kishin pranuar të jenë me mashkullin, i cili nuk di të gjendet mirë në shoqëri.

Vitet: 45-54
Stabiliteti është qëllimi kryesor, prandaj 95% e tyre kërkojnë një partner pranë të cilit do të ndihen të sigurta. Gjetja e një mashkulli me të ardhura të majme është më i rëndësishmi për këtë grup femrash. Gjatë këtyre viteve femrat zgjedhin më shumë, por shpeshherë hyjnë në lidhje me meshkuj më të rinj.

Më të moshuara se 55 vjeçe
Më vonë, në jetë, për femrat me rëndësi është që të kenë një mashkull inteligjent, me të cilin ndajnë ndjenja të ngjashme të sensit për humor. Mirëpo, kriteret edhe më tutje vazhdojnë - në fakt, femrat më të moshuara se 55 vjeçe zgjedhin me shume se kurrë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.